• Banner

Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato
  • Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato

Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato

Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Dizajnit
Origjinali: Storia del design
Gjinia: Art, dizajn
Autori: Gabriella D'Amato
Shqipëroi:Gejsi Tafa
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 324
Pesha: 0.686 kg.
ISBN: 978-9928-06-165-2

Mbi librin

Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat.

Në një shtrirje gjeografike që përshkon Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, çdo ngjarje ndërton një element të disiplinës, që në tërësi, është në gjendje të karakterizojë – mbi të gjitha – shekullin që sapo lamë pas dhe të sotmen.

Fragment nga libri

Me ardhjen e teknologjive të reja, për disiplinën e re janë lipsur të gjenden metoda projektuale të paaplikuara më parë: nën trysninë e vazhdueshme të kërkesave të konsumit gjithnjë e më masiv, është dashur të kënaqim nevoja të reja: duke ndjekur, me pak vështirësi, lëvizjen e shpejtë të makinarëve të rinj dhe duke harruar ritmin e qetë të mjeteve artizanale.

Dhe kështu, duke u shoqëruar me të renë, për të mos u ngatërruar me të vjetrën, i është dhënë një emër i ri. Me të drejtë pyesim se mos ndoshta gjatë Revolucionit Industrial është themeluar një disiplinë e re, apo mos ndoshta artet e vjetra të aplikuara janë transformuar në atë që sot ne e quajmë "dizajn"?

Në qoftë se do ta merrnim dizajnin si një art të aplikuar, kjo do të rishfaqte diskutimin e temave dhe problemeve të vetë atyre që merren me artet e pastra, dhe që mund të sintetizohen në konfliktin midis momentit të autonomisë dhe momentit heteronom, diçka e zakonshme ndër të gjitha artet.

Për më tepër, në krahasim me arkitekturën, dizajnin mund ta përkufizojmë si një art të aplikuar, mbi të gjitha sepse mbi të aplikohen eksperienca të reja (estetike, ekonomike, teknologjike) të afta për ta bërë më domethënës në aspektin social dhe kulturor.

... Pra, për të shpjeguar antihistoricizmin e dizajnit mund të kërkohet një argument shtesë në marrëdhënien e tij me avantgardën figurative, që të ofron jo vetëm mundësi të reja për shprehi formale të reja, por edhe një intolerancë të theksuar ndaj vetë historisë.

Duke iu referuar binomit klasik "res gestae" dhe "historia renum gestarum" sipas të cilit diktohen përkatësisht ngjarjet dhe historiografia, saktësojmë sesi kjo e fundit mund të aplikohet tek këto kritere:

a) individualiteti ose unikja, që e konsideron ngjarjen historike si të vetme dhe të papërsëritshme, me gjithë problematikën që ndjek;

b) rastësia, e cila mund të krijohet, siç ka ndodhur më përpara, nga faktorë eteronomë (ekonomikë, politikë, socialë), ose nga vepra të mëparshme të cilat pasi kanë marrë motivet e jashtme, i transferojnë në veprën pasardhëse, të modifikuar vetëm në formë;

c) përzgjedhja, e cila shfaq kuptimin apo rëndësinë e treguar nga ngjarja për zgjedhjen historiografike.

Pra, i pranojmë këto principe si binarë mbi të cilat lëviz Historia e dizajnit. Principi i individualitetit mundëson njohjen e ngjarjeve, duke marrë parasysh faktin që vetë ky kriter, siç na ka paralajmëruar në të shkuarën Lévi-Strauss, nuk varet nga veçantia e ngjarjes apo nga personaliteti i madh artistik, por mbi të gjitha nga zgjedhja e bërë nga historiku në funksion të domethënies që ai kërkon.

Rrjedhimisht, individualiteti i një ngjarjeje mund të përfaqësohet nga një ngjarje e vetme, ose nga shfaqja e një personaliteti apo e një grupi; kështu do të mund t'i referohet një serie ngjarjesh dhe epokash vendosmëria e së cilës, në njëfarë kuptimi i pozicionon si faktorë të shkëputur, ose si zona historike.

Principi i rastësisë, shfaq të gjitha lidhjet, qofshin këto të largëta apo të afërme, të patjetërsueshme për formimin e ngjarjes kryesore. Principi i përzgjedhjes, në fund, është arma kryesore e historikut: ai lejon njohjen e ngjarjeve, aspekteve dhe proceseve, nxjerrjen në dritë të vlerat që e bëjnë të denjë ngjarjen për një vlerësim historiografik dhe marrjen e atyre të dhënave që do të rrezikonin humbjen e unitetit të rrëfimit. Në terma të tjerë, i jep mundësinë e daljes nga limboja e "res gestae" episodeve që ia vlejnë të ngrihen në rangun e "historia rerum gestarum".

Një skemë logjike e bazuar mbi ngjarje, premisa dhe rrjedhoja do të pasqyronte më hollësisht këto principe, duke formuar strukturën rrëfyese të temave. Në disa raste, për arsye shfaqjeje përshkrimi i ngjarjeve mund të paraprijë atë të premisave, ndërsa në raste të tjera vetë skema do të duhej të modifikohej në funksion të ngjarjeve.

Përmbajtja e librit

1. Dizajni i artizanatit
a) 1900. Ekspozita e VIII – të e "Ndarjes" në Vjenë.
b) 1903 – 19032. "Weiner Werkstätte".

2. Dizajni i industrisë
a) 1903. Fordizmi në Detroit.
b) 1907. "Deutscher Werkbund" në Mynih.
c) 1907. "AEG – ja" në Berlin.

3. Dizajni avangard figurativ
a) 1912. Kubizmi çekosllovak.
b) 1915. Rindërtimi futurist i universit.
c) 1917. De Stijl: nga telajoja në mobilie.

4. Dizajni midis pedagogjisë dhe ideologjisë
a) 1919 – 1933. "Bauhaus – i" midis Weimar – it, Dessau – t dhe Berlino – s

5. Dizajni midis nostalgjisë dhe modernizmit
b) 1925. Paris: një e shkuar gjithnjë e pranishme.
c) 1925. Paris: një modernizëm integral.
d) 1923 – 1930. Italia: nga Bienalet tradicionaliste në Trienalet racionaliste.

6. Konstelacioni skandinav
a) Pa datë. Tradita klasike dhe tradita nordike.

7. Design "Made in USA"
a) 1940. Një pikë kthimi në "furniture design".

8. Italian style
a) 1946 – 1980. Rikuperimi i kohës së humbur.

9. Rasti i Japonisë
a) Nga viti 1854 e deri më sot: Postmodernizëm me zemër antike.

10. Epilogu
a) Fundi i viteve 1900 – fillimi i viteve 2000: çfarë ka ndryshuar.

Mbi autoren

Gabriella D'Amato është arkitekte dhe docente e "Historisë së arredimit dhe të dizajnit" në Fakultetin e Arkitekturës. Ajo ka publikuar pranë "Edizioni Laterza": "L'archittetura del protorazionalismo" (1987); "Fortuna e immagini dell'Art Déco" (1991) dhe "Storia dell'arredamento dal 1750 a oggi" (1992).

Ndërsa për "Bruno Mondadori"-in ka botuar "L'Arte di arredare. La storia di un millennio attraverso gusti, ambienti, atmosfere" (2001). Bashkëpunon me revistën "Op. cit. Selezione della critica d'arte contemporanea" dhe ka redaktuar shumë zëra biografikë për fjalorë, botuar nga "Utet" dhe Umberto Allemandi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061652
ean13
9789928061652
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2340

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë, Bruno Zevi

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Kristaq Rama, monografi, Suzana Varvarica Kuka

Nisem të mendoj dhe të hedh në letër, pastaj në baltë skicë – idetë... Është e vështirë të ndërtosh diçka, pa menduar më parë për një këndvështrim origjinal e të freskët, pa përsëritur atë, që është arritur më parë. Kjo mendoj unë, është udha dialektike e cilësisë së artit.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001549

Botuesi: Princi

Mbi pikturën, Leon Battista Albertini

Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2320

Botuesi: Te tjere

Odhise Paskali, Leonardo Voci

Arti i madh e ka jetën e gjatë, matet me shekuj e mijëvjeçarë.Mund të ketë mjeshtëri pa art, por s'ka art pa mjeshtëri.Artin e krijon botëkuptimi i shoqërisë dhe talenti i individit.Linda, jetova dhe do vdes i varfër.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.

Çmimi 960 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Artistë të famshëm modernë, nga Cezanne tek Pop Art, Charlotte Willard

Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)