• Banner

Artiste te famshem moderne, nga Cezanne tek Pop Art, Charlotte Willard
  • Artiste te famshem moderne, nga Cezanne tek Pop Art, Charlotte Willard

Artistë të famshëm modernë, nga Cezanne tek Pop Art, Charlotte Willard

Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që sugjestionojnë lëvizje".

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Artistë të famshëm modernë, nga Cèzanne tek Pop Art
Origjinali: Famous modern artists, from Cèsanne to Pop Art
Gjinia: Art
Autori: Charlotte Willard
Shqipëroi: Vlashi Prifti
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2007
Fq. 136
Pesha: 0.744 kg.
ISBN: 978-99956-605-3-6

Mbi librin

Në këtë vepër janë paraqitur pikturat më të rëndësishme në historinë e artit modern shoqëruar edhe me një analizë estetike dhe teknike të veprave përkatëse. Kështu, autori ka analizuar veprat më të njohura të një sërë artistësh të famshëm: Pablo Picasso, Marcel Duchamp, Jackson Pollock, Jean Dubufeet, Vincent Van Gogh, Henri Matisse, Hans Hofmann, Edvard Munch, Chaim Soutine, Ernest Kirchner, Willem de Kooning, Marc Chagall, Salvador Dali, Paul Klee, Rene Magritte, Andreë Wyeth, Ben Shahn, Umberto Boccioni, Bridget Riley, Victor Vasarely, Fernand Leger, Andi Warhol dhe Roy Lichtenstein.

Koment nga autori

Që nga vendlindja e tij Lewis Carroll vuri re që ekzistonte një ndryshim midis emërtimit të një sendi dhe asaj se ç'është në të vërtetë vetë sendi. Historianët e artit, kritikët dhe ndonjëherë edhe vetë artistët na kanë dhënë mjaft emërtime llojesh të arteve si post – impresionizëm, fovizëm, surealizëm apo ekspresionizëm, të cilat në të vërtetë nuk zbulojnë mjaft rreth artit të pikturës dhe madje disa prej tyre na bëjnë të ndjehemi konfuz.

Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që sugjestionojnë lëvizje".

Unë jam marrë, gjithashtu, me disa rrënjëzime psikologjike të artit modern, bazat emocionale të tyre si dhe marrëdhëniet me shkencën dhe zbulimet. Eksploroj trajtime apo tema të tjera në marrëdhëniet me shkencën dhe zbulimet. Eksploroj trajtime apo tema të tjera në marrëdhëniet e artit modern me veprën dhe kohën në të cilën ai u krye.

Për "Shpikësit dhe Zbuluesit" si Cezanne – i, Picasso dhe Pollok, na tregohet për mënyrat e reja të shikimit prej tyre, të botës përreth. Ben Shahn dhe Andreë Wyeth na paraqesin atë çfarë unë e quaj "Portreti i njeriut modern", ndërsa Lèger dhe Lichtenstein përpiqen të pajtojnë "Artin me Makinën" (Mekanizimin).

Këta artistë u ndeshën shpesh në epokën e tyre me një protestë violente nga një publik, i cili nuk qe i përgatitur të përballej me idetë dhe vizionet e tyre revolucionare. Mbi të gjitha, qëllimi im ishte të eliminoja pengesat mes lexuesit dhe përfshirjes së tij me vetë pikturën.

Unë u përpoqa që ta çliroja artin prej një gjuhe mistifikuese që e rrethon me shpresën që ajo do të çojë në një shkallë më të lartë të të kuptuarit dhe të një ndjenje më të thellë të kënaqësisë që na jep piktura moderne.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789995660536
ean13
9789995660536
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001211

Botuesi: Zenit Editions

Picasso, Gertrude Stein

Ai që krijon diçka është i detyruar ta bëjë atë të shëmtuar. Gjatë përpjekjeve për ta krijuar, intensiteti dhe beteja për ta krijuar këtë intensitet përherë rezulton me njëfarë shëmtie, ndërsa pasuesit mund ta bëjnë këtë gjë më të bukur sepse ata e dinë se çfarë janë duke bërë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001549

Botuesi: Princi

Mbi pikturën, Leon Battista Albertini

Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001550

Botuesi: Princi

Mbi skulpturën, Leon Battista Albertini

Botimi që po ju paraqesim, redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).

Çmimi 46,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Fuqia e imazheve, David Freedberg

Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t'i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t'i lartësojnë dhe emocionohen sa s'thuhet prej empatisë dhe frikës...

Çmimi 345,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fishta

Arti bashëkohor shqiptar, Stefan Çapaliku

Në kapitullin e parë trajtohet koncepti i bashkëkohores; hapen tema dhe diskutohen dilema mbi bashkëkohoren. Në kapitullin e dytë diskutohen artet pamore. Në kapitullin e tretë flitet për teatrin postkomunist dhe “dramën” e dramës shqipe. Në kapitullin e katërt tematizohet kinemaja shqiptare. Në kapitullin e pestë flitet për “muzikën e re”, ndërsa...

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Çmimi 218,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001453

Botuesi: Te tjere

Albania Through Arts, Ferid Hudhri

Seen through the eyes of artists, even a small country like Albania appears full of variety and unique. Over the course of many, many years of research, through gathering endless artistic images, the most important aspects of Albanian life and history have been perpetuated. However, only a marginal part of these works have become known or published.

Çmimi 569,25 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kristaq Rama, monografi, Suzana Varvarica Kuka

Nisem të mendoj dhe të hedh në letër, pastaj në baltë skicë – idetë... Është e vështirë të ndërtosh diçka, pa menduar më parë për një këndvështrim origjinal e të freskët, pa përsëritur atë, që është arritur më parë. Kjo mendoj unë, është udha dialektike e cilësisë së artit.

Çmimi 287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.

Çmimi 110,40 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001713

Botuesi: Te tjere

Albania, a photographic journey 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.

Çmimi 379,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001714

Botuesi: Te tjere

Albania, un voyage photographique 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.

Çmimi 310,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)