
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.
Titulli: Arti dhe mjeshtëria e bukurisë
Origjinali: Kauneuden taito: Estetiikkaa taidekasvattajille
Gjinia: Artet e bukura
Autori: Juha Varto
Shqipëroi: Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2015
Fq. 224
Pesha: 0.304 kg.
ISBN: 978-9928-4260-6-2
Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.
Detyra e pedagogut të artit është ta drejtojë një fëmijë apo të ri, shpesh edhe ndonjë të rritur, drejt zbulimit të aftësive dhe shkathtësisë. Ky drejtim mund të ndihmohet fort drejt ideve, theksimeve dhe vlerësimeve të ofruara nga estetika. Çdo epokë prodhon pikëpamje të ndryshme, por thelbi ka qenë gjithmonë i njëjtë: marrëdhënia e njeriut me botën përmes shqisave.
Për një pedagog arti, estetika lidhet kryesisht me shqyrtimin e aftësive në shkallën më të gjerë të mundshme. Kjo sepse një aftësi nuk mund të ketë vetëm kuptimin se di të bësh diçka, një përsëritje mekanike pa kuptuar gjë nga konteksti.
Aftësia gjithmonë thelbësore nënkupton rrokjen e parimeve operacionale, të etikës dhe përgjegjësisë. Ajo përfshin gjithashtu të qenit i aftë t'ua komunikosh këtë aftësi të tjerëve, të udhëheqësh dhe të mësosh.
Juha Varto është profesor kërkimi në artet pamore dhe edukim i Universitetit të Artit dhe Dizajnit në Helsinki. Si filozof, ai ka shkruar libra rreth Platonit, Heideggerit dhe etikës. Botimet e tij rreth kritikës dhe teorisë së artit përfshijnë vepra të kinemasë europiane, të estetikës dhe këngës flamengo.
Në studimet e kohëve të fundit është fokusuar në veçanësinë e përvojës njerëzore në art dhe në jetën e përditshme, duke ndërtuar një dialog midis Geroges Bataille dhe Michel Henry. Juha Varto ka gradën doktor në filozofinë teorike dhe master në studimin rreth teatrit. Ai drejton studimet dhe kërkimet doktorate në Shkollën Universitare të Edukimit Artistik.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU000144
Botuesi: Ideart
Autori e fillon librin me natyrën dhe krijimin e veprës së artit, për të arritur te përcaktimi i thelbit të artit. Sipas konceptit të estetikës së tij, arti, megjithëse imitim (mimesis), nuk është riprodhim i thjeshtë i natyrës kundruar në pikëvështrimin e dëshirave më të larta të shpirtit.
Botuesi: Dituria
Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t'i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t'i lartësojnë dhe emocionohen sa s'thuhet prej empatisë dhe frikës...
Referenca: SKU001549
Botuesi: Princi
Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.
Referenca: 2988
Botuesi: OMSCA-1
Aroma e këngës popullore e ndoqi atë gjer në Sevastopolin e largët, aty ku ajo, ende e mitur, vinte gishtat në mandolinë, duke e sjellë atdheun tjetër nëpër udhët e këngëve.
Botuesi: Fishta
Është historia e Renzo Collurës, një ushtari italian, piktor, që mbetet në Shkodër mbas kapitullimit të Italisë dhe nisë të pikturojë përveç kishës françeskane edhe qytetas të tjerë. Shkon në Durrës më 1945, ku dashuria me një vajzë vendase e mbërthen, si Circe gozhdoi Odiseun.
Botuesi: Te tjere
"Mitet, mitologjia klasike në artet pamore" paraqet rreth 550 imazhe, ndër të cilat piktura, skulptura, mozaikë, qeramika e kamé (stoli).
Botuesi: Zenit Editions
Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...
Botuesi: Fan Noli
Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
Referenca: SKU001714
Botuesi: Te tjere
Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.
Referenca: 2339
Botuesi: Dituria
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj.
Botuesi: Te tjere
Libri "Arkitektura dhe Diktatura" ndjek jetën e pasur të inxhinierit, artistit dhe intelektualit Petraq Kolevica që nga lindja e rinia në Korcën e viteve '40-50 e deri në zgjedhjen deputet e kryesimin e shoqatës së parë të arkitektëve shqiptarë në vitet '90.
Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.