Fuqia e imazheve, David Freedberg
  • Fuqia e imazheve, David Freedberg

Fuqia e imazheve, David Freedberg

Dituria

Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t'i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t'i lartësojnë dhe emocionohen sa s'thuhet prej empatisë dhe frikës që u ngjallin.

3 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fuqia e imazheve
Origjinali: The Power of Images: Studies in the History and Theory of Response
Gjinia: Art
Autori: David Freedberg
Shqipëroi: Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 560
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-9928-103-66-6

Mbi librin

Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t'i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t'i lartësojnë dhe emocionohen sa s'thuhet prej empatisë dhe frikës që u ngjallin.

Ata kanë reaguar gjithmonë kësisoj; madje vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot. Ata janë sjellë kështu si në shoqëritë që ne i quajmë primitive, ashtu edhe në ato moderne; në Lindje dhe në Perëndim, në Afrikë, Amerikë, Azi dhe Europë. Janë pikërisht këto lloj reagimesh ato që formojnë subjektin e këtij libri, dhe jo konstruksionet intelektuale të kritikut e studiuesit apo ndjeshmëria e njerëzve të kulturuar.

Interesi im lidhet me ato përgjigje emocionale që i nënshtrohen ndrydhjes, duke qenë se janë tepër turbulluese, të potershme, të ashpra dhe asfare të kulturuara; ato na ndërgjegjësojnë për afërsinë që kemi me të pashkolluarit, të pagdhendurit, të pazhvilluarit; kjo sepse ato reagime emocionale kanë rrënjë psikologjike, të cilat nuk na pëlqen t'i pranojmë.

Koment nga Michael Kimmelman

"Ky është kushtrimi i fundit për të zgjeruar njohuritë në historinë e artit. Dhe ky na kujton mënyrën veçanërisht të drejtpërdrejtë përmes së cilës arti, ndryshe nga letërsia, punon në imagjinatë."

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103666
ean13
9789928103666
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Heronjtë janë të uritur, Gëzim Qëndro

Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001379

Botuesi: Te tjere

Shpirti im i ripërtërirë, Odhise Paskali

Libri përmban 810 ese filozofike të shkruara gjatë periudhës 1922-1985. Libri u botua për herë të parë me rastin e ekspozitës për Odhise Paskalin organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, në Janar 2009.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
1 900 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
3 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

100 fotografite qe ndryshuan boten

100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri.
2 200 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Artistë të famshëm modernë, nga Cezanne tek Pop Art, Charlotte Willard

Në këtë libër jam përpjekur që nëpërmjet përshkrimit të këtyre etiketimeve në një gjuhë të thjeshtë dhe më kuptimplotë të tregoj se ç'është arti në të vërtetë. Fovizmi për shembull është përkthyer si "triumfi i ngjyrës", ekspresionizmi si "piktorë të cilët i dhanë liri emocioneve të tyre", surealizmi si "ëndrra dhe ankthe" dhe pop arti si "piktura që...
1 200 Lekë
More

HomeLand, Albania’s hidden gems, Fation Plaku

Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.
5 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

David Selenicasi, Ahilino Palushi

Ka shumë monumente të kultit të krishterë, si të periudhës Bizantine, ashtu edhe pas Bizantine, të shpërndara nëpër Shqipëri, të cilat sot ende nuk mbulohen me studime kryesisht mbi pikturën e kavaletit apo dhe të afreskut.
4 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Arkitektura dhe diktatura, Petraq Kolevica

Libri "Arkitektura dhe Diktatura" ndjek jetën e pasur të inxhinierit, artistit dhe intelektualit Petraq Kolevica që nga lindja e rinia në Korcën e viteve '40-50 e deri në zgjedhjen deputet e kryesimin e shoqatës së parë të arkitektëve shqiptarë në vitet '90.
850 Lekë
More

Referenca: SKU001611

Botuesi: Te tjere

Gjergj Antoniu, nje jete me violincel, Ilirjana Dema

Titulli: Gjergj Antoniu - Një jetë me violinçel (përfshin 2 CD muzikore)Origjinali: Gjergj Antoniu - Një jetë me violinçelMonografi artistike (libri përfshin 2 CD me regjistrime veprash shqiptare dhe të huaja)Autori: Ilirjana DemaShtëpia botuese: FLESHViti: 2010<
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000388

Botuesi: Albin

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001549

Botuesi: Princi

Mbi pikturën, Leon Battista Albertini

Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001550

Botuesi: Princi

Mbi skulpturën, Leon Battista Albertini

Botimi që po ju paraqesim, redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).
400 Lekë
More

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.
4 000 Lekë
More

Referenca: 2348

Botuesi: Onufri

Jeta ime, Marc Chagall

Lirike dhe evokative, biografia e Shagallit duket sikur lidhet me një doktrinë të lashtë, sipas së cilës piktura, ashtu si poezia, duhet të simbolizojë eksperiencat e jetës, si dhe ndjesitë që ato evokojnë. Në rininë e tij, Shagalli kishte ëndërruar të bëhej poet dhe gjatë gjithë jetës mbeti dashamirës i poezisë.
900 Lekë
More

Referenca: 2819

Botuesi: Dituria

Arkeologjia e Mengjesit, Gezim Qendro

Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...
1 000 Lekë
More