• Ka mbaruar
Arkitektura dhe diktatura, Petraq Kolevica
  • Arkitektura dhe diktatura, Petraq Kolevica

Arkitektura dhe diktatura, Petraq Kolevica

Te tjere

Libri "Arkitektura dhe Diktatura" ndjek jetën e pasur të inxhinierit, artistit dhe intelektualit Petraq Kolevica që nga lindja e rinia në Korcën e viteve '40-50 e deri në zgjedhjen deputet e kryesimin e shoqatës së parë të arkitektëve shqiptarë në vitet '90.

7,23 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arkitektura dhe diktatura
Origjinali: Arkitektura dhe diktatura
Gjinia: Arkitekturë
Autori: Petraq Kolevica
Shtëpia botuese: Logoreci
Viti: 2004
Fq. 266
Pesha: 0.361 kg
ISBN: 978-99927-937-7-5

Mbi librin

Libri "Arkitektura dhe Diktatura" ndjek jetën e pasur të inxhinierit, artistit dhe intelektualit Petraq Kolevica që nga lindja e rinia në Korcën e viteve '40-50 e deri në zgjedhjen deputet e kryesimin e shoqatës së parë të arkitektëve shqiptarë në vitet '90. Libri është interesant nga pikëpamja historike edhe pse fatkeqësisht ndalet relativisht shkurt në pjesën analitike dhe teorike të arkitekturës së krijuar gjatë viteve të komunizmit.

Kapitujt e parë bëjnë një përmbledhje mjaft interesante te vegjëlisë së inxhinierit në Korçë. Ndihet njëherazi melankolia për rininë e njëkohësisht kurioziteti i një djali të ri në një nga qytetet më të kulturuara të Shqipërisë.

Me përfundimin e shkollës së mesme, Kolevica zgjedh e zgjidhet të studjojë inxhinieri ndërtimi pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Ai tregon mbi jetën në konviktet e Tiranës, mjerimin dhe varfërinë – por njëkohësisht dhe kënaqësinë universale të një të riu larg shtëpisë i cili i përshtatet jetës në qytetin më të madh të vendit.

Më pas libri merr një trajtë më të fokusuar drejt arkitekturës. Inxhinier Kolevica përmbledh karrierën e tij profesionale nëpërmjet ndërtesave kryesore të projektuara prej tij: nga ndërtesa pas Bankës Qëndrore në Tiranë e deri tek pjesmarrja në skuadrën e projektimit të Muzeut Kombëtar.

Me çdo ndërtesë, Kolevica shtjellon prapaskenat e ndërtimit, ndikimin e politikës në artin dhe arkitekturën e kohës, si dhe mënyrën se si projektimi funksiononte gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri. Vihet re dukshëm ndikimi modernist në arkitekturën e Kolevicës sidomos kur merr parasysh rreziqet dhe vështirësite e kohës.

Interesante janë ndodhitë e arkitektëve tek mundoheshin me çmundeshin të shihnin një "cope aeroporti apo stacioni treni" – siç shprehet Kolevica – në udhëtimet e shkurtra me karakter profesional jashtë Shqipërise. Tjetër element që shfaqet shpesh e që tregon një kontrast të fortë me praktikën e sotme është mungesa e gjerë e literaturës dhe referencave profesionale qoftë praktike ashtu edhe teorike.

Kjo e bënte Kolevicën qe çdo herë që i binte një liber a një revistë e re në dorë, ta gllabërtonte një a më shumë herë, e kësisoj të mësonte çdo detaj të ndërtesave të eskpozuara aty – në njëfarë mënyre arkitektët e izoluar nga referencat e huaja tentonin të nxirrnin ç'te mundeshin nga ato pak informacione që kishin. Sot ndërkohë informacioni është pafundësisht i gjerë, e mbase pikërisht për këtë shkak mungon studimi i thellë i çfarëdo libri apo reviste, e kryesisht këtyre i bëhet një lexim sipërfaqësor e i përciptë.

Libri përfundon me njëfarë zhgënjimi nga autori me sistemin e ri – ndihet pakënaqësia e tij me kohën. Për shembull autori shprehet tejet i indinjuar me dekorimin me ngjyra që i bëhet ndërtesës pas bankës qendrore pas zgjedhjes së Edi Ramës në krye të bashkisë së Tiranës. Ai e quan vulgare ndërhyrjen ne punën e tij dhe pretendon se mjaft miq të tij arkitektë e mendonin si ai por nuk shpreheshin.

Në kontekstin e hisorisë së suksesit që lyerja e pallateve gri të Tiranës lexohet sot, të bën përshtypje reagimi i Kolevicës në gazetat e kohës. Duket sikur padashje ai mbyll një qark vicioz universal që shkon përtej formës politike të drejtimit të shtetit. Kolevica ishte i porsadiplomuari kritik mbi zgjedhjet dhe formën arkitektonike dhe urbanistike të kohës.

Ai pranon dhe në libër se shumë nga zgjedhjet e bëra në Ndërmarrjen Projekti apo në Institut të Projektimit ishin tërësisht ideologjike e aspak moderne. Është sërish ai, që tashmë përfaqëson arkitektin e pastër modernist, i cili ndihet i kritikuar nga idetë e reja dekorative – deri diku postmoderne të viteve 2000.

Besoj libri është mjaft interesant për të gjithë, por sidomos për arkitektët dhe urbanistët që nuk kanë jetuar apo punuar gjatë viteve të komunizmit. Ai na jep një perspektivë të gjerë edhe pse sipërfaqësore të një praktike arkitektonike tërësisht të ndryshme nga ajo e sotmja.

Marrë nga www.tiranare.com

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789992793775
ean13
9789992793775
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Betonizimi i demokracisë, Maks Velo

Libri ka për autor arkitektin e mirënjohur Maks Velo dhe trajton ndërtimet masive pa kriter në qendrat urbane dhe shkatërrimin e bregdetit. "Betonizimi është forma më e lartë e vëtëshkatërrimit të një shteti. Një ndjenjë kaosi të pushton kur shikon qytetet tona.
17,00 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Albania & albanians, Alfred Dalipi

The beginning of the 20th century embraces years which hole within themselves events that encompassed epochs, shaped borders, established status and shaped the end of the Albanian National Renaissance.
29,75 GBP
More

Botuesi: Onufri

Heronjtë janë të uritur, Gëzim Qëndro

Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.
4,25 GBP
More

Referenca: 2819

Botuesi: Dituria

Arkeologjia e Mengjesit, Gezim Qendro

Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.
8,16 GBP
More

Referenca: 2340

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë, Bruno Zevi

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.
21,25 GBP
More

Botuesi: Plejad

Xhamitë e Shqipërisë, historia, arkitektura, shek XV – XIX, Aleksandër Meksi

Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë së popullit shqiptar dhe të ndërtimeve në veçanti.
29,75 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.
5,53 GBP
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.
4,25 GBP
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
6,38 GBP
More