• Banner

Arkeologjia e Mengjesit, Gezim Qendro

Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë.

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arkeologjia e Mëngjesit, përsiatje rreth veprës së piktorit Rexhep Ferri
Origjinali: Arkeologjia e Mëngjesit, përsiatje rreth veprës së piktorit Rexhep Ferri
Gjinia: Pikturë, art
Autori: Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 126
Pesha: 0.524 kg
ISBN: 978-9928-103-56-7

Fragment nga libri

Ja përse studimi i periudhës së artit modernist të Kosovës, të përfaqësuar në rastin e këtij botimi nga vepra e prof. Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave).

Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë.

Tek e fundit, historia e artit është edhe njëfarë arkeologjie mëngjesesh, ku cilido brez shfrytëzon përvojën e atyre që jetuan përpara tij për t'i dhënë kuptim dhe substancë mëngjesit që sapo ka nisur për të, duke nxituar të lërë gjurmën e tij përpara perëndimit.

Mbi Rexhep Ferrin

Rexhep Ferri lindi në Kukës në vitin 1937. Pas mbarimit të shkollës së mesme të artit në Pejë, studioi në degën e pikturës në Akademinë e Arteve në Beograd, ku u diplomua më 1966. Ekspozitën e parë vetjake e hapi më 1967 në Galerinë e Qendrës Kulturore të Prishtinës, për të vazhduar më pas me ekspozita të tjera, si në Beograd, Viçenca etj.

Në vitin 1970 përfundoi studimet pasuniversitare në Beograd dhe më 1974 u emërua pedagog në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë. Vazhdoi të ekspozonte intensivisht në shumë veprimtari të ndryshme ndërkombëtare, si në Bienalen e Aleksandrisë (Egjipt), në Galerinë Lambert (Paris), në Galerinë Kombëtare të Arteve (Tiranë), në Galerinë e Arteve (Sarajevë), në Galerinë Breht (Mynih), si dhe në shumë ekspozita të tjera kolektive dhe vetjake.

Në vitin 2000 u pranua anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Veprimtaria e tij artistike përfshin edhe shumë vepra letrare, kryesisht poezi dhe romane. Në vitin 1962 botoi poezinë e parë, që u pasua nga botime të shumta në këtë gjini, të cilën e ka lëvruar me sukses.

Pas romanit të parë "Atdheu im torso" (1998), vijoi të shkruajë edhe romane të tjera duke u dalluar për stilin origjinal dhe gjuhën shprehëse lakonike. Është vlerësuar me disa çmime si piktor dhe poet.

Detajet e librit
2819
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.

Çmimi 41,64 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

100 fotografite qe ndryshuan boten

100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri.

Çmimi 22,90 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 

Çmimi 26,03 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001549

Botuesi: Princi

Mbi pikturën, Leon Battista Albertini

Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato

Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, Albert Mustafa

Trajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)