• Banner

Historia e arkitektures moderne, vol. 2, Bruno Zevi
  • Historia e arkitektures moderne, vol. 2, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë, Bruno Zevi

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.

26,03 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë
Origjinali: Storia dell'architettura moderna, volume ll
Gjinia: Arkitekturë
Autori: Bruno Zevi
Shqipëroi: Albana TollkuçiDorina Papa
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 722
Pesha: 1.211 kg
ISBN: 978-9928-103-38-3

Mbi librin

Në vëllimin e parë të "Historia e arkitekturës moderne" janë dokumentuar origjina e lëvizjes moderne (nga Revolucioni Francez e këndej), periudha e parë pionere me Arts and Crafts të Morris dhe Art Nouveau të arkitektëve Horta, van der Velde, Olbrich, Gaudi dhe Loos, periudha racionaliste e shënjuar nga Le Corbusier, Gropius dhe Bauhaus, Mies van der Rohe dhe nga ekspresionizmi i Mendelsohnit dhe, në fund stina organike, protagonist i së cilës është arkitekti i shquar, Alvar Aalto.

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.

Stimuli krijues është i orientuar drejt asaj që Anjshtajni e quajti "hapësirë pa kuti, ngjarje e lokalizuar jo vetëm në kohë, por edhe në hapësirë." Kjo është ëndrra dhe angazhimi i çliruar nga dogmat e klasicizmit, nga pengu i një vizioni statik, perspektiv, tredimensional, i trashëguar nga Rilindja. Hapësira si një mjet për emancipimin vetjak dhe të komunitetit, që reflekton e sfidon shoqërinë për të stimuluar rinovimin e saj.

Mbi autorin

Bruno Zevi (Romë, 1918 – 2000) u diplomua në arkitekturë në Graduate School of Design në Universitetin e Harvardit, që drejtohej nga Walter Gropius; në SHBA drejtoi "Fletoret italiane" të lëvizjes Drejtësi e Liri. U kthye në Europë më 1943 e mori pjesë në luftën antifashiste në radhët e Partisë së Aksionit.

Pas lufte organizoi Shoqatën për Arkitekturë Organike (APAO) e revistën "Metron – arkitektura". Nga 1955 drejtoi revistën mujore "Arkitektura – kronikë dhe histori" e kujdesej në "Espresso" për një rubrikë, artikujt e së cilës u mblodhën në njëzet e pesë vëllimet e Kronika të Arkitekturës.

Profesor i historisë së arkitekturës në Venecia e Romë, me diplomë honoris causa të universiteteve të Buenos Airesit, të Miçiganit e Technion në Haifa, anëtar nderi i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë e Institutit Amerikan të Arkitektëve, përveç se zëvendëspresident nga themelimi më 1959 i Institutit Kombëtar të Arkitekturës, Akademik i Institutit Internacional të Arkitekturës, president emeritus i Comitè International des Critiques d'Architecture (CICA) dhe kryetar nderi i Partisë Radikale, ishte edhe sekretar i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Problemeve Urbane (INU) dhe anëtar i Parlamentit në legjislaturën e dhjetë.

Detajet e librit
2340

Referencat specifike

isbn
9789928103383
ean13
9789928103383
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.

Çmimi 41,64 
More
Ne gjendje

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 

Çmimi 26,03 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Betonizimi i demokracisë, Maks Velo

Libri ka për autor arkitektin e mirënjohur Maks Velo dhe trajton ndërtimet masive pa kriter në qendrat urbane dhe shkatërrimin e bregdetit. "Betonizimi është forma më e lartë e vëtëshkatërrimit të një shteti. Një ndjenjë kaosi të pushton kur shikon qytetet tona.

Çmimi 20,82 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001714

Botuesi: Te tjere

Albania, un voyage photographique 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.

Çmimi 28,11 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Çmimi 31,23 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fuqia e imazheve, David Freedberg

Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t'i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t'i lartësojnë dhe emocionohen sa s'thuhet prej empatisë dhe frikës...

Çmimi 31,23 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001453

Botuesi: Te tjere

Albania Through Arts, Ferid Hudhri

Seen through the eyes of artists, even a small country like Albania appears full of variety and unique. Over the course of many, many years of research, through gathering endless artistic images, the most important aspects of Albanian life and history have been perpetuated. However, only a marginal part of these works have become known or published.

Çmimi 51,53 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 

Çmimi 26,03 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)