Titulli: Odhise Paskali, themelues i skulpturës shqiptare (kopertinë e trashë)
Origjinali: Odhise Paskali, themelues i skulpturës shqiptare
Gjinia: Kritikë arti
Autori: Leonardo Voci
Shtëpia botuese: Universiteti Kristal
Viti: 2012
Fq. 178
Pesha: 0.989 kg
ISBN: 978-9928-4111-0-5
Komente nga Odhise Paskali
Arti i madh e ka jetën e gjatë, matet me shekuj e mijëvjeçarë.Mund të ketë mjeshtëri pa art, por s'ka art pa mjeshtëri.Artin e krijon botëkuptimi i shoqërisë dhe talenti i individit.Linda, jetova dhe do vdes i varfër.
Koment nga autori
Odhise Paskali mund të cilësohet pa frikë si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishëm të artit shqiptar. Vepra e tij mbetet një shkollë e vërtetë arti për skulptorët e rinj.
523 veprat e artit që ia la Shqipërisë dhe kombit të tij të vendosura në medalje, medalione, urdhëra të larta shtetërore, kartmonedha, kartolina, pulla poste, pulla takes, fotografi, dokumente zyrtare, pasaporta, bono thesari, souvenire, relike, revisita në media, printime, vula e thatë e pasaportës së re biometrike, e kthyen Paskalin në një mit të përjetshëm.
Të nderuar lexues, Dashamirës të skulpturës, studentë të fushave të arteve të bukura, dhe kritikë të mirëfilltë të artit, Këtë libër me studime mbi veprat e Mjeshtrit të Madh të skulpturës e kam shkruar bazuar mbi një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme nga të gjithë, për faktin që ta afroj Paskalin dhe veprën e Tij, pranë gjithë shqipfolësve sipas dëshirë së Tij, për ta dhënë atë në formë të asimilueshme.
Ky qëllim parësor më shtyn që të ndërtoj krejt tekstin jo me gjuhë të ndërlikuar, akademike e abstrakte, por në një mënyrë, që të shërbejë si një ekstrakt origjinal, dhe për të gjithë studiuesit e tjerë, vendas e të huaj, që në të ardhmen, kanë ndërmend të bëjnë punë të mëtejshme hulumtuese e të pasurohen në këtë fushë. Lexim të këndshëm!