Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Historia e Bukurise, Umberto Eco
  • Historia e Bukurise, Umberto Eco
  • Historia e Bukurise, Umberto Eco

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

SKU001771
Dituria

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.

4 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Bukurisë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Bellezza, Storia di un idea dell Occidente
Gjinia: Artet e Bukura
Autori: Umberto Eco
Shqipëroi: Shpëtim Çuçka
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 440
Pesha: 1.289 kg.
ISBN: 978-9928-103-01-7

Mbi librin

Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbën një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora në kohët tona, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurënm, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e Lashtë e deri sot.

Ky libër ndriçon mënyrat e ndryshme se si është kuptuar Bukuria e natyrës, e luleve, e kafshëve, e yjeve, e përpjestimeve matematike, e dritës, e gurëve të çmuar, e veshjeve, e Zotit dhe e Djallit. Ndonëse na kanë mbetur vetëm veprat e filozofëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve, mistikëve ose teologëve, si dhe dëshmitë e piktorëve, përmes këtyre dokumentave mund të rikrijohen edhe mënyrat e ndryshme se si e kuptonin Bukurinë njerëzit e thjeshtë, të varfrit, endacakët e të gjitha kohëve.

Dhe mund të vihet re si jo vetëm në epoka të ndryshme, por herë - herë brenda edhe të njëjtës kulturë, kuptimet e ndryshme për të Bukurën kanë hyrë në konflikt ndërmjet tyre. Lexuesit, duke shfletuar faqet e këtij libri, do të thonë nëse përmes këtyre shfaqjeve të saj të ndryshme ideja e Bukurisë ka ruajtur disa tipare të qëndrueshme. Gjithsesi, ata do të përjetojnë çaste tërheqëse për mendjen dhe ndjenjën.

Komente mbi të bukurën

"Në të vërtetë, nuk ka bukuri më të mirëfilltë se urtësia që dallojmë dhe duam te ndokush, pavarësisht prej fytyrës së tij që mund të jetë e shëmtuar dhe, pa i kushtuar fare vëmendje paraqitjes së tij të jashtme, ne kërkojmë bukurinë e tij të brendshme."

Plotini

"Bukuria e botës përbëhet nga gjithçka që shfaqet në pjesët e saj të veçanta, sikurse janë yjet në qiell, zogjtë në ajër, peshqit në ujë, njerëzit mbi faqe të dheut."

Gijomi i Konshit

"Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë."

Devid Hjum

"Vdekja dhe bukuria janë dy gjëra të thella, të cilat përmbajnë aq kaltërsi e aq ngjyrë të zezë, sa duken si dy motra të frikshme, që mbartin në vetvete të njëjtën fshehtësi dhe të njëjtin mister."

Viktor Hygo

"Bukuria është e vërteta, dhe e vërteta është bukuria, kjo është gjithçka që dimë dhe që duhet të dimë në këtë botë."

Xhon Kits

"Bukuria është gjithnjë e çuditshme. Nuk dua të them se është qëllimisht, me arsye të ftohtë e tillë, pasi atëherë do të ishte një dukuri e përbindshme, që del nga shinat e jetës. Por dua të them se përmban gjithnjë diçka të çuditshme, që e bën të jetë një Bukuri e veçantë."

Sharl Bodler

Mbi autorin

Umberto Eco ka lindur në Aleksandri më 1932. Është profesor i lëndës së semiotikës dhe rektor i Shkollës së Lartë për studime humanitare pranë Universitetit të Bolonjës. Ndër veprat e tij studimore përmenden: Vepër e hapur; Struktura e munguar; Traktat i semiotikës së përgjithshme; Si shkruhet një punim diplome; Lektor in fabula; Semiotika dhe filozofia; Në kërkim të gjuhës së përkryer; Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë; Kanti dhe ornitorinku; Për letërsinë; Të thuash gati të njëjtën gjë.

Veç tyre, ndër përmbledhjet e tij vlejnë të përmenden: Ditar i vogël; Ditari i vogël numër dy; Pesë shkrime për moralin; Kuti shkrepësesh Minerva. Më 1980, ai boton romanin e tij të parë: "Emri i trëndafilit", i pasuar më 1988 nga "Lavjerrësi i Fukoit", më 1994 nga "Ishulli i një dite më parë", më 2000 nga "Baudolino" dhe më 2004 nga "Ndjenja e fshehtë e mbretëreshës Loanë".

Detajet e librit
SKU001771

Referencat specifike

isbn
978992103017
ean13
978992103017
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

David Selenicasi, Ahilino Palushi

Ka shumë monumente të kultit të krishterë, si të periudhës Bizantine, ashtu edhe pas Bizantine, të shpërndara nëpër Shqipëri, të cilat sot ende nuk mbulohen me studime kryesisht mbi pikturën e kavaletit apo dhe të afreskut.
4 500 Lekë
More

Referenca: SKU001549

Botuesi: Princi

Mbi pikturën, Leon Battista Albertini

Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Kristaq Rama, monografi, Suzana Varvarica Kuka

Nisem të mendoj dhe të hedh në letër, pastaj në baltë skicë – idetë... Është e vështirë të ndërtosh diçka, pa menduar më parë për një këndvështrim origjinal e të freskët, pa përsëritur atë, që është arritur më parë. Kjo mendoj unë, është udha dialektike e cilësisë së artit.
2 500 Lekë
More

HomeLand, Albania’s hidden gems, Fation Plaku

Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.
5 500 Lekë
More

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
1 900 Lekë
More

Referenca: SKU001453

Botuesi: Te tjere

Albania Through Arts, Ferid Hudhri

Seen through the eyes of artists, even a small country like Albania appears full of variety and unique. Over the course of many, many years of research, through gathering endless artistic images, the most important aspects of Albanian life and history have been perpetuated. However, only a marginal part of these works have become known or published.
4 950 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Fuqia e imazheve, David Freedberg

Njerëzit ngacmohen seksualisht nga pikturat dhe skulpturat; ata i thyejnë; i gjymtojnë, i puthin, qajnë përpara tyre dhe bëjnë udhë të gjata për t'i parë; ato u fashitin inatin, i përndezin emocionalisht dhe i shtyjnë të ngrenë krye. Njerëzit shfaqin mirënjohjen përmes tyre, presin që ato t'i lartësojnë dhe emocionohen sa s'thuhet prej empatisë dhe frikës...
3 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001062

Botuesi: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.
899 Lekë
More

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."
1 500 Lekë
More

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
800 Lekë
More