• Ka mbaruar
Albania - un voyage photographique (1858 - 1945)
  • Albania - un voyage photographique (1858 - 1945)
  • Albania - un voyage photographique (1858 - 1945)

Albania, un voyage photographique 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

SKU001714
Te tjere

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.

22,95 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Albania, un voyage photographique 1858 – 1945
Origjinali: Albania, un voyage photographique 1858 – 1945
Gjinia: Arte të bukura, fotografia
Autori: Loic Chauvin, Christian Raby
Shqipëroi: David Pickering, Elise Biggers
Shtëpia botuese: Ecrits de Lumiere
Viti: 2011
Fq. 128
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-2-9538669-0-2

Mbi librin

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.

Madje edhe dinastia e pashoqe e Marubëve mbetet jo aq e njohur sa ç'e meriton. E pra, janë të pakta ato vende që mund të krenohen si trualli ku lulëzuan kaq fotografë të shquar për një shekull të tërë, që prej fillimeve të fotografisë, kur Shqipëria ende bënte pjesë në Perandorinë Osmane, deri në vendosjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës më 1946, fill pas Luftës së Dytë Botërore.

Pikërisht kjo është koha e artë që duam të tregojmë në këto faqe, nga viti 1858, data e të parës fotografi të njohur si shqiptare, deri në fund të viteve 1940. Shqipëria ka pa pikë dyshimi një trashëgimi fotografike të pashembullt në Ballkan, e cila mbetet deri më sot e panjohur për shumëkënd, si përtej kufijve ashtu dhe brenda vetë këtij vendi. Shumica dërrmuese e pamjeve që po paraqesim në këtë libër nuk kanë qenë kurrë objekt ekspozimi, as botimi.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001714
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
16,15 GBP
More

Referenca: SKU001611

Botuesi: Te tjere

Gjergj Antoniu, nje jete me violincel, Ilirjana Dema

Titulli: Gjergj Antoniu - Një jetë me violinçel (përfshin 2 CD muzikore)Origjinali: Gjergj Antoniu - Një jetë me violinçelMonografi artistike (libri përfshin 2 CD me regjistrime veprash shqiptare dhe të huaja)Autori: Ilirjana DemaShtëpia botuese: FLESHViti: 2010<
12,75 GBP
More

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...
8,50 GBP
More

Botuesi: Onufri

Heronjtë janë të uritur, Gëzim Qëndro

Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.
4,25 GBP
More

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.
8,50 GBP
More

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.
8,16 GBP
More

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 
21,25 GBP
More

Botuesi: Fishta

Arti bashëkohor shqiptar, Stefan Çapaliku

Në kapitullin e parë trajtohet koncepti i bashkëkohores; hapen tema dhe diskutohen dilema mbi bashkëkohoren. Në kapitullin e dytë diskutohen artet pamore. Në kapitullin e tretë flitet për teatrin postkomunist dhe “dramën” e dramës shqipe. Në kapitullin e katërt tematizohet kinemaja shqiptare. Në kapitullin e pestë flitet për “muzikën e re”, ndërsa...
17,00 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000388

Botuesi: Albin

Filmkultura, Bela Balazs

Bela Balazh renditet ndër personalitet më të shquara të kulturës hungareze në veçanti dhe estetët e artit filmik në shkallë ndërkombëtare. Lindi më 1884 në Seged (Hungari) dhe qysh në të ri e tërhiqnin filozofia dhe estetika.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.
34,00 GBP
More

Referenca: 2568

Botuesi: Tirana Times

Te dish te lexosh nje film, Vladimir Prifti

Në mendimin e pakët teorik mbi kinematografinë, thuajse të munguar te ne, tejet përtac dhe pa sqimën e njerëzve të besuar, Vladimir Prifti me librin e tij "Të dish të lexosh një film", patjetër që sjell një vështrim që tretet e kalon.
8,50 GBP
More

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...
8,50 GBP
More