• Banner

  • Ka mbaruar

Gjergj Antoniu, nje jete me violincel, Ilirjana Dema

Titulli: Gjergj Antoniu - Një jetë me violinçel (përfshin 2 CD muzikore)Origjinali: Gjergj Antoniu - Një jetë me violinçelMonografi artistike (libri përfshin 2 CD me regjistrime veprash shqiptare dhe të huaja)Autori: Ilirjana DemaShtëpia botuese: FLESHViti: 2010<

12,75 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjergj Antoniu, një jetë me violinçel (përfshin 2 CD muzikore)
Origjinali: Gjergj Antoniu, një jetë me violinçel
Gjinia: Monografi artistike
Autori: Ilirjana Dema
Shtëpia botuese: FLESH
Viti: 2010
Fq. 256
Pesha: 0.445 kg
ISBN: 978-9928-4023-4-9

Mbi librin

Ky libër është një studim monografik për Gjergj Antoniun dhe njëkohësisht dhe pasqyrë e 30 viteve jetë artistike të të gjithë muzikantëve (pianistë, dirigjentë, dhe muzikantë të tjerë) me të cilët ka bashkëpunuar Antoniu.

Koment nga Prof. Dr. Adriatik Kallulli

Muzikologia Ilirjana Dema ka tashmë një jetë të tërë që qëndron pranë instrumentistëve, ua dëgjon me vëmendje që të gjitha koncertet, shkruan portrete dhe impresione për ta, gjykon vlerat dhe evolucionin e tyre me peshoren e profesionistes dhe adhurimin për kolegët e talentuar.

Në këtë vazhdë është edhe kjo monografi shumë serioze për violinçelistin e madh shqiptar, Gjergj Antoniun. Pesë vite punë, kërkim, hulumtim, për të ndërtuar një libër të ngjeshur me fakte, informacione, citime, argumente, interpretime, analiza dhe sinteza të shumta. Artistët e mëdhenj të detyrojnë të bësh punë të madhe, nëse vërtetë kërkon t'i respektosh dhe t'i vlerësosh.

Mbi autoren

Ilirjana Dema prej 33 vitesh është pedagoge në Akademinë e Arteve, Fakulteti i Muzikës, Tiranë. Ka fituar gradën "Doktor" dhe mban titullin "Profesore e Asociuar". Prej vitesh angazhohet në shtypin periodik si muzikologe. Është autore e librit "Metodologjia e edukimit ritmik". "Gjergj Antoniu, një jetë me violinçel" është libri i saj i dytë.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001611
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2526

Botuesi: Te tjere

Frederik Shopen, Anton Grudzhinjski

Anton Grudzhinjski rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Gjyshi i tij ka qenë kompozitor, pianist dhe drejtor i Institutit të Muzikës, ndërsa i ati ka qenë kompozitor dhe pedagog i vlerësuar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, Albert Mustafa

Trajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Shqipëria në art, Ferid Hudhri

"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej...

Çmimi 51,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato

Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001714

Botuesi: Te tjere

Albania, un voyage photographique 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.

Çmimi 22,95 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)