Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin
  • Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

SKU001551
Princi

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.

115,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Skulptura, parimet dhe praktika
Origjinali: Sculpture: priciples and practice
Gjinia: Artet e Bukura, skulptura
Autori: Louis Slobodkin
Shqipëroi: Irena Buzi
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2008
Fq. 248
Pesha: 0.664 kg
ISBN: 978-99943-947-6-0

Mbi librin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.

Në këtë libër, Louis Slobodkin fillon pikërisht me bazat e artit dhe nuk lë fushë të pambuluar. Ai i këshillon fillestarët se me çfarë tipi materiali punohet më mirë dhe në proces tregon se si fillohet nga format e thjeshta dhe kalohet te më të ndërlikuarat, të përdorura për krijimin e figurave njerëzore, portreteve, basorelieveve dhe formave të tjera të skulpturës.

Udhëzimi dhe diagramat ndihmuese të procedurës përkatëse për ndërtimin e armaturave dhe metodat e duhura për përdorimin e veglave, përcillen tek lexuesi gjatë leximit. Ndërsa, përdorimi i baltës dhe i plastelinës vërtitet mirë në dorën e Slobodkinit në trajtimin e materialeve më të vështira.

Derdhja e allçisë, gdhendja e drurit, gdhendja e gurit, terrakota, skulptura e metalit, skulptura arkitekturale, të gjitha mbulohen me qindra vizatime dhe fotografi progresive për të shtuar qartësinë. Aspekti më i mirëpritur i këtij libti është stili mendjemprehtë dhe i lexueshëm i autorit. Pasazhet teknike nuk bëhen fare me dhunë dhe fjalë inkurajuese dhe frymëzuese ofrohen shpesh.

Është mjaft e vetëkuptueshme që autori ka qenë një fillestar dikur dhe është përballur me të njëjtat vështirësi. Për fillestarin ky libër është i paçmueshëm, sepse edhe ata që kanë qenë duke punuar skulpturë për vite me radhë do të gjejnë kapitujt më të fundit plot me paralajmërime ndihmëse dhe informacion të dobishëm.

Mbi autorin

Louis Slobodkin u lindë 19 shkurt 1903 në Albany, New York. Ishte skulptor, autor dhe ilustrator i shumë librave për fëmijë. Kreu Insitutin e Arteve të Bukura në qytetin e Nju Jorkut nga viti 1918-1923. Ai arriti kulmin e famës së tij si skulptor në vitet 30'-40' dhe u bë shef i departamentiti të skulpturës së Projektit të Artit të qytetit të Nju Jorkut. Dha kontribut me statuja dhe relieve për ndërtesat qeveritare në Uashington, Nju Jork dhe qytete të tjera.

Detajet e librit
Princi
SKU001551

Referencat specifike

isbn
9789994394760
ean13
9789994394760
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Akupunktura urbane, Jaime Lerner

Jaime Lerner nuk është vetëm tregues i mirë i historive, ai është një realizues i punëve me rezultate mbresëlënëse e me ndikim në jetën e shumë njerëzve në Curitiba dhe qytete të tjera. Akupunktura urbane është një hyrje në planin e qytetit për të bërë që gjërat të ndodhin në realitet.
138,00 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Arkitektura dhe diktatura, Petraq Kolevica

Libri "Arkitektura dhe Diktatura" ndjek jetën e pasur të inxhinierit, artistit dhe intelektualit Petraq Kolevica që nga lindja e rinia në Korcën e viteve '40-50 e deri në zgjedhjen deputet e kryesimin e shoqatës së parë të arkitektëve shqiptarë në vitet '90.
97,75 SEK
More

Botuesi: Zenit Editions

Ç'është kinemaja, Andre Bazin

Më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen...
92,00 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato

Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat.
161,00 SEK
More

HomeLand, Albania’s hidden gems, Fation Plaku

Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.
632,50 SEK
More

Botuesi: Fishta

Renzo Collura, një artist i humbur në Shqipëri, Stefan Çapaliku

Është historia e Renzo Collurës, një ushtari italian, piktor, që mbetet në Shkodër mbas kapitullimit të Italisë dhe nisë të pikturojë përveç kishës françeskane edhe qytetas të tjerë. Shkon në Durrës më 1945, ku dashuria me një vajzë vendase e mbërthen, si Circe gozhdoi Odiseun. 
115,00 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Albania & albanians, Alfred Dalipi

The beginning of the 20th century embraces years which hole within themselves events that encompassed epochs, shaped borders, established status and shaped the end of the Albanian National Renaissance.
402,50 SEK
More

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
218,50 SEK
More

Botuesi: Fenix

Ikonostasi, Pavël Florenski

Bota bizantine është vetëm një fjalë thjeshtëzuese, që përpiqet të përfshijë botë thellësisht të ndryshme artistike, etnike, kulturore, gjuhësore, e mbi të gjitha antropologjike. Gjeografia e shenjtërimit të ikonës përfshin një hapësirë të gjerë: Palestina, Egjipti, Kapadokia, Armenia, Gjeorgjia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia, Bullgaria, Shqipëria,...
92,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001550

Botuesi: Princi

Mbi skulpturën, Leon Battista Albertini

Botimi që po ju paraqesim, redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).
46,00 SEK
More

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.
460,00 SEK
More