• Banner

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Korça, urbanistika dhe arkitektura
Origjinali: Korça, urbanistika dhe arkitektura
Gjinia: Arkitekturë
Autori: Pirro Thomo
Shtëpia botuese: Berk
Viti: 2022
Fq. 360
Pesha: 1.099 kg
ISBN: 978-9928-368-01-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi Librin

Mundësitë ekonomike, kërkesat jetësore, mënyra e banimit, shijet artistike etj., kanë lënë gjurmë të thella në fizionominë urbanistike dhe arkitektonike të Korçës. Historia e arkitekturës së saj është njëkohësisht dhe historia shoqërore e qytetit, pra mbart vlerat e shoqërisë që e mbrujti këtë arkitekturë, me gjithë interesat dhe psikologjinë e njerëzve që e jetuan. Kësisoj, zgjedhja e Korçës si objekt studimi nuk është e rastit. Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.
Studimet e Prof. Dr. Pirro Thomos mbi urbanistikën dhe arkitekturën e qytetit të Korçës, si dhe punimet e shumta të restaurimit në ndërtesat e banimit i kanë mundësuar hartimin e kësaj monografie, ndërsa koha ndërmjet tri botimeve të saj, me kushte të reja pune kanë vlejtur për një ribotim të një niveli shkencor e të mirëdokumentuar. Duhet gjithashtu të vërejmë se Pirro Thomo ka qenë studiuesi i parë i tyre, rilevuesi dhe dokumentuesi i kësaj pasurie të madhe kulturore që u vu në mbrojtje shtetërore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928368010
ean13
9789928368010
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: CUNEOS

Muzika, një hyrje e shkurtër, Nicholas Cook

Perspektiva e Nicholas Cook – ut ndikohet gjerësisht nga kontributet më të fundit në shumë disiplina të lidhura me muzikën. Libri, ama, nuk i largohet boshtit kryesor dhe e trajton mirë argumentin qendror. Mund të merret si pikë referimi në vlerësimin e kësaj çështjeje... shkurt, nuk mund të bëhej më qartë se kaq.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjuha pamore, Gëzim Qëndro, pjesa e parë

Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo – verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar sistematikisht strukturën e...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Çmimi 18,83 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2577

Botuesi: Te tjere

Ne gjurmet e se ndryshmes, Arben Theodhosi

Disa memorie dhe përjetime të Theodhosit mund të shfletohen në librin dhe katalogun e tij të parë të titulluar "Rievokim". Në maj 2007 promovohet libri dhe katalogu i dytë i Theodhosit i titulluar "Sfidë ndaj kufijve" në gjuhët shqip dhe anglisht, me 58 punime kryesisht të viteve të fundit dhe me një shkrim ku autori prezanton pikëpamjet e tij.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.

Çmimi 49,55 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.

Çmimi 29,73 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)