Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me tingullin si praktikë njerëzore.

11,05 GBP
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen

Origjinali: Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen

Gjinia: Monografi

Autori: Mikaela Minga

Shtëpia botuese: Akdemia e Studimeve Albanologjike

Viti: 2020

Fq. 286

Pesha: 0.371 kg

ISBN: 978-9928-289-52-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Monografia me titull “Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen” e Dr. Mikaela Mingës ka në fokus traditën muzikore urbane të Elbasanit. Në pamje të parë duket se autorja kërkon të na ofrojë një “inventar” mbi tipologjinë dhe zhanret muzikore që formësojnë muzikën urbane tradicionale elbasanase. Por, ndërsa lexon njëri pas tjetrit 7 kapitujt e monografisë, vëren që përshtypja është e gabuar. Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me tingullin si praktikë njerëzore.

Çështja themelore, ndërmjet së cilës rreket analiza e Mingës, ka të bëjë me gjurmimin e proceseve dehumanizuese të tingullit në modernitetin diktatorial shqiptar. Për të ilustruar këto procese, autorja fokusohet në proceset arkivizuese dhe statusin që ka muzikëbërësi në historinë e dijes folklorike shqiptare gjatë diktaturës. Aspekte të caktuara të modernitetit socialist dhe raporti që ky i fundit ka me muzikëbërjen tradicionale urbane të Elbasanit e ndihmojnë lexuesin të kuptojë dhe të reflektojë për praktikat e ndarjes së tingullit nga njerëzorja.

Ndërsa Minga i mbështet argumentet dhe analizën e saj në materiale të bollshme empirike, si etnografike, ashtu dhe arkivore, paralelisht ajo ndërton për lexuesin edhe një histori kritike të dijes folklorike gjatë diktaturës në Shqipëri. Në këtë kuadër, monografia na jep mundësinë të kuptojmë aktorët, proceset institucionale, teknologjike, pushtetare dhe ideologjike, që i dhanë formë praktikave dehumanizuese dhe regjimit tingëllor socialist.

Monografia e Dr. Mikaela Mingës duhet parë si një kontribut i përveçëm, që na fton drejt thellimit të analizave të rëndësishme mbi modernitetin dhe diktatorialen në antropologjinë shqiptare.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928289520
ean13
9789928289520
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.
Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Korça, urbanistika dhe arkitektura, Pirro Thomo

Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.
Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel

Deri në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve politike, kishte një injorancë të plotë mbi trashëgiminë osmane në Europën Lindore, edhe pse për një gjysmë mileniumi ky rajon ishte pjesë integrale e botës muslimane dhe qytetet e Ballkanit ishin ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.
Çmimi 17,00 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
Çmimi 17,85 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...
Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook