• Banner

Teatri i Gjergj Fishtës, Tonin Çobani, Ndue Ballabani

Aso kohe edhe vetë teatri është një formë e komunikimit demokratik, është një tribunë artistike, përmes së cilës idetë progresiste shtrohen në tryezë për të gjithë. Dhe jemi në vitin 1909, kur ende nuk ka filluar kryengritja e përgjithshme antiosmane (1910-1912), si rezultat i të cilës erdhi Pavarësia e Shqipërisë.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Teatri i Gjergj Fishtës

Origjinali: Teatri i Gjergj Fishtës

Gjinia: Kulture, monografi

Autori: Tonin ÇobaniNdue Ballabani

Shtëpia botuese: Fishta

Viti: 2020

Fq. 184

Pesha: 0.241 kg

ISBN: 978-9928-329-07-3

Pjese nga libri

Gjergj Fishta ka lënë të shkruara rreth 40 vepra teatrore, si: komedi sipas Molierit ( “Gjokë Tarçuku”, “Dredhitë e Patukut”), tragjedi (si “Juda Makabe”), drama (si “Shën Françesku i Asizit”) dhe melodrama (si “Shqiptari i qytetnuem” dhe “Shqiptarja e qytetnueme”), poemë liriko-dramatike (“Jerina”), poemë satiriko-dramatike (“Gomari i Babatasit”), skeçe (si “Nën hajat të Parrizit”), përkthime libretesh të muzikuara etj. Këto tekste teatrore (ose shumica syresh) janë venë në skenë së pari nga autori i tyre, d.m.th., nga vetë Fishta, që bënte punën e regjisorit, të skenografit, të realizuesit të dekoreve e gjithçka tjetër duhet për realizimin e një shfaqjeje teatrore.

 

Mesazhet e Teatrit të Fishtës

Vepra e parë dramatike e botuar e Fishtës është “Të kthyemit e Uliksit në Itakë” (ose “Odisea”), botuar dhe shfaqur më 1909. Pas saj vjen “Sh’Francesku i Asizit” (shfaqur më 1909 dhe botuar më 1912). Ndërkohë është projektuar edhe tragjedia “Kryepremja e Shën Gjonit” (Decolacion i Sh.Gjonit), e cila duhet të ketë mbetur diku si dorëshkrim.

Këto vepra të para dramatike, pavarësisht nga subjektet e shpërndara në shekuj, janë konceptuar prej autorit si një triologji, sepse, si shprehet vetë Fishta, janë tri drama që do të përçonin mesazhet “e triumfit të lirisë” (Uliksi), “të vllaznimit” (Sh’Françesku) dhe “të barazisë” (Shën Gjoni Kryepremi).

Këndej është e thjeshtë të vihet re se Teatri i Gjergj Fishtës ka qenë që në nismë i orientuar nga Revolucioni Francez (Liri-Barazi-Vëllazëri), orientim të cilin e gjejmë të shprehur edhe në programin ideologjik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Por te Fishta ka diçka më tepër: është një program që po vihet në jetë.

Aso kohe edhe vetë teatri është një formë e komunikimit demokratik, është një tribunë artistike, përmes së cilës idetë progresiste shtrohen në tryezë për të gjithë. Dhe jemi në vitin 1909, kur ende nuk ka filluar kryengritja e përgjithshme antiosmane (1910-1912), si rezultat i të cilës erdhi Pavarësia e Shqipërisë.

Për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe është vendi të theksojmë se vetëm pas Kongresit të Manastirit (1908) ishte siguruar një farë lejeje për të dhënë shfaqje publike në atë gjuhë. Siç e kemi cekur më sipër, më parë shfaqjet në gjuhën shqipe jepeshin vetëm në Kolegjin Françeskan, ku, që nga viti 1902 Fishta kishte futur gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, duke shfrytëzuar maksimalisht disa “privilegje” që gëzonin shkollat fetare (edhe ato jo islamike) në kuadrin e Perandorisë Osmane. Edhe me shpalljen e Hyrjetit (1908), siç e përmendem më lart, pat një farë lirie që nuk zgjati shumë. Nga fundi i vitit 1909 Parlamenti Turk miratoi dy projektligje… që sollën mbylljen e klubeve në trojet shqiptare, duke pezulluar aktivitetet teatrore

Por aktiviteti teatror vijon në diasporë: më 1909 në Janinë dhe Bukuresht vihet në skenë “Besa” e Sami Frashërit (e përkthyer në shqip nga Abdyl Ypi Kolonja); në Stamboll, “Golfo” (1910, përkthyer nga greqishtja), në SHBA  – “Vdekja e Pirros” e Mihal Gramenos (1911)… (Kudret Velça). U bë kjo paraqitje për të ndriçuar një dimension të interpretuar jo mjaftueshëm prej studiuesve të veprës fishtjane, në përgjithësi, dhe të Teatrit të tij, në veçanti.

Fishta më parë se të dukej Pavarësia e Shqipërisë, e kishte parandier ardhjen e saj, prandaj u bë aq aktiv për të futur gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në shkollë, për të unifikuar alfabetin e gjuhës shqipe, për të kënduar epopenë kombëtare (“Lahuta…”), për të rigjallëruar letërsinë (Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit) dhe për të krijuar Teatrin Shqiptar, tribunën e munguar të qytetarisë.

Për të gjitha këto e më tepër, dikush duhet të kujdeset për ta rivënë në skenë me një regji bashkëkohore dramaturgjinë e merituar fishtjane.

Detajet e librit
Fishta

Referencat specifike

isbn
9789928329073
ean13
9789928329073
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?

Çmimi 12,39 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Çmimi 18,83 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Dekalogu i një lagjeje tiranase

Libri vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe "pa autor", asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga 'modus vivendi’ i tiranasve.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vilat e Tiranës, Vera Bushati

Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit e vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX - të, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur këto vepra.

Çmimi 29,73 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2577

Botuesi: Te tjere

Ne gjurmet e se ndryshmes, Arben Theodhosi

Disa memorie dhe përjetime të Theodhosit mund të shfletohen në librin dhe katalogun e tij të parë të titulluar "Rievokim". Në maj 2007 promovohet libri dhe katalogu i dytë i Theodhosit i titulluar "Sfidë ndaj kufijve" në gjuhët shqip dhe anglisht, me 58 punime kryesisht të viteve të fundit dhe me një shkrim ku autori prezanton pikëpamjet e tij.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Histori e ilustruar e artit

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.

Çmimi 49,55 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)