• Banner

Dekalogu i një lagjeje tiranase

Libri vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe "pa autor", asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga 'modus vivendi’ i tiranasve.

8,92 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dekalogu i një lagjeje tiranase

Origjinali: Dekalogu i një lagjeje tiranase

Gjinia: Kulturë, Ese

Autori: Krymi

Shtëpia botuese: Berk

Viti: 2020

Fq. 144

Pesha: 0.180 kg

ISBN: 978-9928-4627-1

Mbi librin

Libri vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe "pa autor", asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga 'modus vivendi’ i tiranasve. Në përfundim të tij, urojmë t’ju kemi lënë me një sërë pyetjesh të rëndësishme.

Fragment nga libri

"Çdo familje e mirëqenë kish detyrimin të ndante vitrin, i cili llogaritej mbi sasinë e grurit për frymë që konsumonte në vit një familje. Çmimi i grurit llogaritej mbi grurin thekëzi, a më saktë gruri më i shtrenjtë. Por më kryesorja ish pabujësia e të bërit mirë, apo, siç thuhej ndryshe:

- Mos ta shofi e majta se ç’bën e djathta.

Menuja e drekës së Bajramit ishte nga menutë më të bollshme të cilën Safeti vijoi ta respektonte edhe gjatë viteve të diktaturës, pavarësisht mungesave të mëdha. Ajo përfshinte: qeshqek me tri lloje gruri, pasi tri llojet duheshin që gjuha të ndjente e të shtypte tri kokrra të ndryshme me tri kohë të ndryshme zjerjeje. Kështu, ndërsa gruri thekzi mbetej i plotë, dy llojet e tjera të grurit shpërthiqeshin më shpejt dhe shërbenin për të trashur lëngun. Tek oborri i shtëpisë rrihej gruri në një havan bronzi të kallajisur nga brenda, pastaj hidhej në një kaike të përfushtë dhe fryhej lehtë për ta dëlirur nga herdhet e kashtëzat. Më pas zjehej me zjarr të avashtë në lëngun e yndyrtë të qafës së dashit deri në zbrujtje, kriposej, derdhej në një tepsi porcelani, ndryshe quajtur fajancë. Në përfundim, shenjoheshin do gropëza të vogla me lugë mbi sipërfaqe, të cilat mbusheshin nga tlyni i tretur që i derdhej sipër.

Ëmbëlsira tipike e Bajramit ishte kabunia, pilafi fillestar i së cilës gatuhej edhe ai me qafë dashi, e pastaj përzihej me kanellë e rrush të thatë. Pikërisht për të mos hequr dorë nga gatimi i këtij kremti, në kohën e vobektësisë së madhe të socializmit, kur nuk gjehej rrushi i thatë, Safeti mbolli thuajse në fund të oborrit një filiz rrushi pa bërthamë, i cili bënte një dyzinë bistaqe në vit, aq sa i duheshin asaj për kabuni. I përvëlonte me finjë të nxehtë kokrrat e rrushit të shkoqitura, i shtrinte në një tepsi të cekët bakri dhe i nxirrte të thaheshin në tarracë bashkë me pestilin e kumbullave dhe nerdenin e rrushit."

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928462701
ean13
9789928462701
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Berk

Tingujt shungullues të shpirtit, Lazër Shantoja

Tingujt shungullues të shpirtit” është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, kuruar dhe përgatitur për botim nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike "Shejzat Pleiades". Në më shumë se 400 faqe, janë përmbledhur materiale publicistike të Shantojës, shkruar në një hark të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Origjinat e urbanistikës moderne, Leonardo Benevolo

Origjinat e urbanistikës moderne trajton historinë e transformimit të qytetit. Në qendër të librit janë qyteti industrial, qyteti utopik dhe legjislacioni urban në Europën moderne. Në faqet e tij analizohen përvojat e para urbanistike të zbatuara në mjedise industriale, për të zbuluar pastaj shkaqet që çuan në fillimin e vonuar të planifikimit urban dhe...

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Arti Romantik, Sharl Bodler

Në atë masë që beteja për romantizmin i kundërvihet krijimtarisë rutinë, kërkesa për një formë të re, për tëshprehur një ndjeshmëri të re, e vë Bodëlerin pa hezitim në rangun e novatorëve.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vilat e Tiranës, Vera Bushati

Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit e vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX - të, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur këto vepra.

Çmimi 29,73 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Arkitektura dhe moderniteti, Antonio Saggio

Ky botim vjen për arkitekturën dhe njeriun, për revolucionet e një shekulli, për arkitektë dhe kryevepra, për Gropius – in, Corbusier – në, Wright – in e të tjerë emra që shkruan historinë e arkitekturës, për Zaha Hadid – in dhe shansin e humbur të shqiptarëve për të pasur një vepër zahadiane në Tiranë...

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Rite, doke dhe zakone të martesës në Tiranë dhe rrethinat e saj, Sabina Vaqarri

Ndërmarrja e një studimi të tillë më është dukur sa interesant dhe i vlershëm, po aq i vështirë dhe me të papritura. Interesant sepse prek një temë e cila, në një rrafsh gjithëpërfshirës, është universale siç është martesa me dasmën, ritet dhe doket e saj të identifikuara në një hapësirë shënjuese e specifike (Tirana dhe rrethinat e saj).

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Teatri i Gjergj Fishtës, Tonin Çobani, Ndue Ballabani

Aso kohe edhe vetë teatri është një formë e komunikimit demokratik, është një tribunë artistike, përmes së cilës idetë progresiste shtrohen në tryezë për të gjithë. Dhe jemi në vitin 1909, kur ende nuk ka filluar kryengritja e përgjithshme antiosmane (1910-1912), si rezultat i të cilës erdhi Pavarësia e Shqipërisë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Çmimi 18,83 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Enciklopedi pa fund, Qytetarët e nderit të Tiranë, Valter Gjoni

Në gjurmët e një tradite, ajo që bashkon më shumë shqiptarët dhe çdo komb tjetër, ajo që është fillesë e çdo bashkësie, është historia. Ajo histori, që daton fillimet e gjuhës, kulturës, ekzistencës së saj, duke i dhënë kuptim identitetit, karakterit dhe shumë aspiratave të jetës sonë. Shqiptarët nuk kanë histori të mbushur me triumfe e mposhtje.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (1)
Grade