• Banner

  • Ka mbaruar

Rite, doke dhe zakone të martesës në Tiranë dhe rrethinat e saj, Sabina Vaqarri

Ndërmarrja e një studimi të tillë më është dukur sa interesant dhe i vlershëm, po aq i vështirë dhe me të papritura. Interesant sepse prek një temë e cila, në një rrafsh gjithëpërfshirës, është universale siç është martesa me dasmën, ritet dhe doket e saj të identifikuara në një hapësirë shënjuese e specifike (Tirana dhe rrethinat e saj).

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rite, doke dhe zakone të martesës në Tiranë dhe rrethinat e saj
Origjinali: Rite, doke dhe zakone të martesës në Tiranë dhe rrethinat e saj
Gjinia: Kulturë
Autori:Sabina Vaqarri
Shtëpia botuese: Iceberg
Viti: 2014
Fq. 448
Pesha: 0.555 kg.
ISBN: 978-9928-41-410-6

Koment nga autorja

Ndërmarrja e një studimi të tillë më është dukur sa interesant dhe i vlershëm, po aq i vështirë dhe me të papritura. Interesant sepse prek një temë e cila, në një rrafsh gjithëpërfshirës, është universale siç është martesa me dasmën, ritet dhe doket e saj të identifikuara në një hapësirë shënjuese e specifike (Tirana dhe rrethinat e saj).

I vlershëm sepse synon të plotësojë një tablo a mozaik ende të mangët, madje të munguar, në kuptimin e një paraqitjeje me natyrë tanimë ballore e shteruese, pa mohuar apo anashkaluar aspak studimet e kryera deri më sot mbi këtë dukuri antropologjike nga emra të nderuar të shkencës shqiptare.

I vështirë sepse duke qenë i gjerë, po aq i këqyrur në ecuri historike dinamike, më është dashur të bëj qasje, krahasime e pranëvënie të llojllojshme me tipologji të ngjashme martesash, dasmash, ritesh, dokesh e zakonesh të krahinave të tjera të vendit dhe mbarë hapësirën etnike shqiptare, sikundër të marr parasysh modelet simotra në vendet e popujt e tjerë, fqinj me ne apo më tutje.

Me të papritura sepse duke konsideruar hulumtimet e kryera prej meje rreth temës, posaçërisht ekspeditat e shumta që janë bërë më parë nga ish Instituti i Folklorit, më pas Instituti i Kulturës Popullore dhe sot nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve, jo pak ide, gjykime e vlerësime më është dashur t'i ballafaqoj me konkluzione të fundme e më të sakta, gjegjësisht një konceptimi e metodologjie më të kohës duke shmangur ose zhveshur thelbin real të dukurive nga mbivendosjet ideologjike dhe ngushtësia doktrinore.

Kjo ka ngjarë posaçërisht me mjaft studime, artikuj, kumtesa apo libra të botuara para vitit 1990, por në disa raste edhe pas vitit 1990, ku kam vënë re edhe spekulime, teprime apo keqkuptime.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928414106
ean13
9789928414106
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2663

Botuesi:

100 vjet pavaresi, Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu

Me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit modern Shqiptar, po ju paraqesim këtë botim të veçantë, duke pasur parasysh një sintezë pasqyruese dhe përfaqësuese të kësaj ngjarjeje epokale në historinë e kombit tonë.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2577

Botuesi: Te tjere

Ne gjurmet e se ndryshmes, Arben Theodhosi

Disa memorie dhe përjetime të Theodhosit mund të shfletohen në librin dhe katalogun e tij të parë të titulluar "Rievokim". Në maj 2007 promovohet libri dhe katalogu i dytë i Theodhosit i titulluar "Sfidë ndaj kufijve" në gjuhët shqip dhe anglisht, me 58 punime kryesisht të viteve të fundit dhe me një shkrim ku autori prezanton pikëpamjet e tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Dekalogu i një lagjeje tiranase

Libri vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe "pa autor", asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga 'modus vivendi’ i tiranasve.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Banda kombëtare “Vatra”, Vasil S. Tole

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel

Deri në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve politike, kishte një injorancë të plotë mbi trashëgiminë osmane në Europën Lindore, edhe pse për një gjysmë mileniumi ky rajon ishte pjesë integrale e botës muslimane dhe qytetet e Ballkanit ishin ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)