Hyrje në arkitekturë, Leonardo Benevolo
  • Hyrje në arkitekturë, Leonardo Benevolo

Hyrje në arkitekturë, Leonardo Benevolo

Dituria

Hyrje në arkitekturë, vepër tashmë klasike - plotësisht e përditësuar në sistemin e vet ikonografik - mbetet një domosdoshmëri për këdo që dëshiron një njohje fillestare të arkitekturës së shkuar dhe të tashme.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Hyrje në arkitekturë
Origjinali: History of Modern Architecture
Gjinia: Art, arkitekturë
Autori: Leonardo Benevolo
Shqipëroi: Arta Marku
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 256
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-103-08-6

Mbi librin

Hyrje në arkitekturë, vepër tashmë klasike - plotësisht e përditësuar në sistemin e vet ikonografik - mbetet një domosdoshmëri për këdo që dëshiron një njohje fillestare të arkitekturës së shkuar dhe të tashme.

Kjo "histori arkitekture" është ndarë në mënyrën më tradicionale: fillon nga Greqia e Lashtë, përfshin antikitetin klasik dhe ngjarjet europiane deri në ditë tona. Është paksa më e zgjeruar se "historia e arkitekturës" që mësohet në shkollat e mesme italiane, e cila lidh me të njëjtin fill artin klasik dhe artin italian, dhe që vetëm së fundmi ka marrë në shqyrtim Europën dhe botën, për periudhën "moderne".

Ky libër synon të nxisë një diskutim të gjerë, duke folur pikërisht për shprehitë e marra nga edukimi bazë dhe duke hedhur së paku ndonjë dyshim mbi ndarjen vertikale të "lëndëve"; ashtu si në shkollë diskutimi mbështetet mbi përvojën që studentët eksperimentojnë në tavolinën e vizatimit, po ashtu, duke iu drejtuar një publiku më të gjerë, diskutimi duhet mbështetur mbi përvojën e qytetit që çdokush e zotëron, për të treguar se problemet e arkitekturës nuk janë çështje specialistësh, por prekin interesat e gjithsecilit, se gjykimet mbi përvojat e kaluara mund t'u brendashkruhen shqetësimeve të së tashmes dhe vendimeve për të ardhmen.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103086
ean13
9789928103086
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Berk

Dekalogu i një lagjeje tiranase

Libri vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe "pa autor", asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga 'modus vivendi’ i tiranasve.
900 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Gjuha pamore, Gëzim Qëndro, pjesa e parë

Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo – verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar sistematikisht strukturën e...
500 Lekë
More

Referenca: 2567

Botuesi: Cabej

Mjeshtrat e monumenteve muzikore, Zana Shehu

Si lindi e si u zhvillua muzika në rrjedhën e kohës, si u përpunua e u përsos ajo deri sa arriti kulmet e stërhollimit, si lindi opera, simfonia? Si jetuan e punuan kompozitorët e mëdhenj: Bethoveni, Mozarti, Verdi, Çajkovski, Shopeni?
650 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dekorimet, nga Princ Vidi deri sot, Filip Rrumbullaku

Shteti... që ndodhet ndërmjet meritës si vlerë e veçantë dhe dekoratës si një mjet nderimi – e akordon këtë të fundit vetëm kur ajo meritohet në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë rast, ai mban një qëndrim aktiv dhe promovues ndaj meritës.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
3 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitektures moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 
2 500 Lekë
More

Referenca: 2340

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë, Bruno Zevi

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Origjinat e urbanistikës moderne, Leonardo Benevolo

Origjinat e urbanistikës moderne trajton historinë e transformimit të qytetit. Në qendër të librit janë qyteti industrial, qyteti utopik dhe legjislacioni urban në Europën moderne. Në faqet e tij analizohen përvojat e para urbanistike të zbatuara në mjedise industriale, për të zbuluar pastaj shkaqet që çuan në fillimin e vonuar të planifikimit urban dhe...
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?
1 250 Lekë
More