Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
Më të shiturat
  • Banner

Enciklopedia e isopolifonise popullore shqiptare, Vasil Tole
  • Enciklopedia e isopolifonise popullore shqiptare, Vasil Tole

Enciklopedia e isopolifonise popullore shqiptare, Vasil Tole

2573
Vlerësimi 

Prof. Dr. Vasil S. Tole ka lindur më 22 nëntor 1963 në Përmet. Është kompozitor dhe etnomuzikolog. Shkollën e mesme e ka kryer për violinë në vitet 1978 – 1982 pranë shkollës artistike "Tefta Tashko Koço" në Korçë.

4 000,00 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Enciklopedia e iso – polifonisë popullore shqiptare/ Encyclopaedia of albanian folk iso – polyphony
Origjinali: Enciklopedia e iso – polifonisë popullore shqiptare/ Encyclopaedia of albanian folk iso – polyphony
Gjinia: Enciklopedi, muzikë
Autori: Vasil S. Tole
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2007
Fq. 322
Pesha: 0.667 kg.
ISBN: 978-99943-39-77-8

Mbi autorin

Prof. Dr. Vasil S. Tole ka lindur më 22 nëntor 1963 në Përmet. Është kompozitor dhe etnomuzikolog. Shkollën e mesme e ka kryer për violinë në vitet 1978 – 1982 pranë shkollës artistike "Tefta Tashko Koço" në Korçë.

Në periudhën 1983 – 1987 përfundon Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e Kompozicionit dhe pas diplomimit, deri më 1991, punon në qytetin e Përmetit pranë Shtëpisë së Kulturës "Naim Frashëri". Prej vitit 1991 është pedagog i Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar në Fakultetin e Muzikës pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë.

Më 1994 mbron disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave Etnomuzikore me temë "Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut". Në vitin 1994 – 1995 kryen specializimin pasuniversitar për Kompozicion në Folkwang Hochschule në Essen të Gjermanisë nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt dhe, më 1996, bën studime të postdoktoraturës pranë Universitetit të Athinës.

Në vitin 2000 fiton titullin e Mjeshtrit të Kerkimeve, Profesor i Asociuar. Autor i monografisë "Muzika dhe Letërsia" (1997); "Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut" (1998); "Folklori muzikor - polifonia shqiptare " (1999); "Folklori muzikor – strukturë dhe analizë" (2000) si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko – shkencor. Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe veprimtari të tjera mbi muzikën, në vende të ndryshme si në Hollandë, Francë, Itali, Austri, Greqi etj.

Veprimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo e cila është luajtur në Shqipëri si dhe në vende të ndryshme: Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi etj. Ka fituar disa çmime, si atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në Festivalet "Ditët e Muzikës së Re Shqiptare" (1993, 1994, 1995, 1997), në "Festivalin e Romancave Shqiptare" (1996, 1999), çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998) etj.

Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (2000), anëtar i "Albautorit" (1992), bashkëthemelues i shoqërisë artistike "Elena Gjika" në Përmet (1990), bashkëthemelues i shoqatës së "Muzikës së re" (1993), themelues i seksionit shqiptar të "Rilm abstract literature of music", New York në SHBA (1995), bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të C.I.O.F.F-it, President i Këshillit të Muzikës ShqiptarE, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës, UNESCO, anëtar i GEMA-s, Germany (1997), anëtar i SEM - it (1999), SHBA, antar i IOV, Austri, drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë (1997 - 1999) etj.

Detajet e librit
UEGEN
2573
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Përshtypjet

Write your review

Enciklopedia e isopolifonise popullore shqiptare, Vasil Tole

Enciklopedia e isopolifonise popullore shqiptare, Vasil Tole

Prof. Dr. Vasil S. Tole ka lindur më 22 nëntor 1963 në Përmet. Është kompozitor dhe etnomuzikolog. Shkollën e mesme e ka kryer për violinë në vitet 1978 – 1982 pranë shkollës artistike "Tefta Tashko Koço" në Korçë.

Write your review
16 other products in the same category: