• Banner

  • Ka mbaruar
Te dish te lexosh nje film, Vladimir Prifti
  • Te dish te lexosh nje film, Vladimir Prifti

Te dish te lexosh nje film, Vladimir Prifti

Në mendimin e pakët teorik mbi kinematografinë, thuajse të munguar te ne, tejet përtac dhe pa sqimën e njerëzve të besuar, Vladimir Prifti me librin e tij "Të dish të lexosh një film", patjetër që sjell një vështrim që tretet e kalon.

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Të dish të lexosh një film
Origjinali: Të dish të lexosh një film
Gjinia: Kinematografi, art
Autori: Vladimir Prifti
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
Fq. 274
Pesha: 0.378 kg.
ISBN: 978-99956-847-7-8

Mbi librin

Në mendimin e pakët teorik mbi kinematografinë, thuajse të munguar te ne, tejet përtac dhe pa sqimën e njerëzve të besuar, Vladimir Prifti me librin e tij "Të dish të lexosh një film", patjetër që sjell një vështrim që tretet e kalon, përveçse autobandave të kineastëve të mëdhenj të botës, edhe përmes shtrojave të përvojës së tij vetjake si kinoregjisor.

Çdokush e njeh Vladimir Priftin si regjisorin e disa filmave antologjikë shqiptarë si "Udha e shkronjave", "Flutura në kabinën time", "Dhe vjen një ditë", "Dasma e Sakos" etj. Me këto kredenciale në eksperiencën e tij si krijues filmash, ai ka ndërmarrë tashmë një tjetër udhë: dijen mbi artin kinematografik.

Koment nga Prof. Dr. Josif Papagjoni

Teksa meditoja për të hedhur në letër mendimet e mia, një ndjenjë kënaqësie më shkaktohej nga fakti i bukur, aq i rrallë ndërmjet kineastëve tanë, që njëri syresh, regjisori i mirënjohur Vladimir Prifti, pos njohjes së tij si film – bërës, ka për t'u dëshmuar me këtë libër, drejtpërdrejti edhe si një film – shpjegues.

Detajet e librit
Tirana Times
2568
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000896

Botuesi: Toena

Enciklopedi Teatri & Kinematografia Shqiptare, Josif Papagjoni

Kjo enciklopedi përfshin individualitetet e spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare në hapësirën mbarëkombëtare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj, sikundër dukuri e procese të zhvillimit të tyre historik, vlerësime për gjedhe, lloje e komponentë të veçantë të këtyre dy arteve, pajisur me burimet e domosdoshme bibliografike.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.

Çmimi 345,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Gjuha pamore, Gëzim Qëndro, pjesa e parë

Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo – verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar sistematikisht strukturën e...

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Logos A

Xhamia, David Macaulay

Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Çmimi 218,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel

Deri në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve politike, kishte një injorancë të plotë mbi trashëgiminë osmane në Europën Lindore, edhe pse për një gjysmë mileniumi ky rajon ishte pjesë integrale e botës muslimane dhe qytetet e Ballkanit ishin ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.

Çmimi 230,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fishta

Teatri i Gjergj Fishtës, Tonin Çobani, Ndue Ballabani

Aso kohe edhe vetë teatri është një formë e komunikimit demokratik, është një tribunë artistike, përmes së cilës idetë progresiste shtrohen në tryezë për të gjithë. Dhe jemi në vitin 1909, kur ende nuk ka filluar kryengritja e përgjithshme antiosmane (1910-1912), si rezultat i të cilës erdhi Pavarësia e Shqipërisë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Dekalogu i një lagjeje tiranase

Libri vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe "pa autor", asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga 'modus vivendi’ i tiranasve.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Banda kombëtare “Vatra”, Vasil S. Tole

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)