• Banner

Shetitje turistike ne fshatrat e rrethit te Tiranes, Skender Farka

Shqipëria, si shtet dhe komb, është e përmasave të vogla, midis kombesh jo tepër të mëdha në zonën e Mesdheut, me vende policentrike, ku vetë ajo mund të konsiderohet si më policentrikja, me qarqe dhe qytete që janë qendra të vjetra të shkëmbimeve, si dhe me fshatrat përreth.

11,89 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shëtitje turistike në fshatrat e rrethit të Tiranës (Komuna Dajt)
Origjinali: Shëtitje turistike në fshatrat e rrethit të Tiranës (Komuna Dajt)
Gjinia: Studim
Autori: Skënder Farka
Shtëpia botuese: ILAR
Viti: 2012
Fq. 253
Pesha: 0.711 kg.
ISBN: 978-9928-107-30-5

Mbi librin

Shqipëria, si shtet dhe komb, është e përmasave të vogla, midis kombesh jo tepër të mëdha në zonën e Mesdheut, me vende policentrike, ku vetë ajo mund të konsiderohet si më policentrikja, me qarqe dhe qytete që janë qendra të vjetra të shkëmbimeve, si dhe me fshatrat përreth.

E vendosur gjeografikisht në pjesën jugperëndimore të Ballkanit, Shqipëria ka pasuri të mëdha njerëzore, materiale, shpirtërore dhe kulturore, brenda trinomit: Shqipëri, emri i vendit ku ndodhemi; shqiptar, emri i kombësisë që kemi; dhe shqip, emri i gjuhës që flasim.

Shkenca albanologjike, me degët e saj: histori, arkeologji, antropologji, toponomastikë, etimologji, anomastikë etj., në kushtet e reja ka për detyrë që edhe më shumë të mund të ndihmojë për gjithçka që ka lidhje me Shqipërinë e shqiptarët, sidomos për gjuhën shqipe, dhe nëpërmjet rrjetit shkollor, t'i përhapë ato sa më gjerësisht.

Shpallja e njësive familje - fshat dhe ndryshimi i tyre social, i vendosur brenda sistemit të identitetit shqiptar, ndihmon në shndërrimin e shpejtë të Shqipërisë në "sistem - vend", si bazë e identitetit tonë kombëtar. Në kushtet pasdiktaturë të migrimit, familja dhe fshati po fitojnë një rizgjim të ri; ajo, familja, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si qeliza më e rëndësishme dhe më jetikja e shoqërisë, si pikë qëndrueshmërie dhe referimi bazë e rregullit shoqëror të jetës në vend.

Familja, shtëpia, fshati ose qyteti së bashku me to, janë seli të shkëmbimeve të gjalla të përcaktimit të identitetit tonë. Kuptimi i bërjes pjesë në bashkësitë lokale i ka sjellë njëfarë dinamizmi jetës ekonomike të vendit, duke fuqizuar identitetin kolektiv në çdo fshat, ku mbartet mënyra e përcaktimit nga ana e banorëve e prejardhjes së tyre së bashku me botën kulturale lokale, që prodhon ndjesinë e kombësisë, atë të të qenit shqiptar.

Detajet e librit
Te tjere
2205
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000248

Botuesi: Papirus

Gur, Fatos Baxhaku

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?

Çmimi 12,39 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Banda kombëtare “Vatra”, Vasil S. Tole

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.

Çmimi 29,73 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vilat e Tiranës, Vera Bushati

Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit e vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX - të, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur këto vepra.

Çmimi 29,73 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)