• Banner

  • Ka mbaruar

Shën Kolli Mesopotam, Sarandë, Aleksandër Meksi

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe flasin qartë për një traditë ndërtimi vendase.

29,73 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shën Kolli Mesopotam, Sarandë (kopertinë e trashë)

Origjinali: Saint Nicholas Church in Mesopotan, Albania

Gjinia: Histori

Autori: Aleksandër Meksi

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2017

Fq. 226

Pesha: 0.980 kg

ISBN: 978-9928-226-38-9

Mbi librin

Ndër monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe flasin qartë për një traditë ndërtimi vendase.

Kisha e Manastirit të Shën Kollit të Mesopotamit është një prej tyre edhe për vlerat që mbart. Ajo pati tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe udhëtarëve që kaluan në jugun e Shqipërisë në dy shekujt e fundit.

Profesor Meksi, duke u bazuar në vlerën e këtij monumenti për arkitekturën bizantine dhe faktin që ende është pak i njohur, sidomos jashtë vendit, sjell këtë monografi, rezultat i ekspeditave dhe studimeve të kryera për vite me radhë nga vetë ai dhe kolegët e sektorit të monumenteve të arkitekturës mesjetare, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës. Një ndihmesë tjetër për njohjen më të mirë të mjaft aspekteve të arkitekturës së Manastirit dhe të vetë Kishës kanë dhënë edhe disa ekspedita gërmimesh arkeologjike në territorin e Manastirit, krahas studimeve për arkitekturën e monumentit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226389
ean13
9789928226389
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Butrinti helenistik dhe romak/ Hellenistic and roman Butrint, Inge Lyse Hansen

Butrinti (Buthrotum i lashtë), i cili gjendej në bregun epirot në pjesën e ngushtë të ngushticës së Korfuzit, gëzonte një pozicion të shkëlqyer buzë detit dhe liqenit të mbrojtur të Butrintit. Ky pozicion dhe mundësia natyrore për të patur një port të qetë bënë që Butrinti të kthehej në një nga stacionet kryesore të rrugës që lidhte Italinë dhe Sicilinë...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Butrinti, Luigi M. Ugolini

Edhe punëtorët shqiptarë që qëndronin rreth meje dukeshin të emocionuar e të mrekulluar: ishte koka e parë që zbulonim në Butrint. E larë vazhdimisht për t'u shquar më mirë gjatë punës delikate të nxjerrjes nga dheu, koka zuri të shfaqej në gjithë madhështinë e vet: me dritën e bardhësisë së mermerit që kontrastonte me errësirën e plumbtë të baltës dhe që...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)