- Ka mbaruar
Botuesi: Te tjere
Do të nisim një udhëtim nëpër kështjellat e lashta iliro-shqiptar dhe do të njihemi me ngjarje nga të tëra periudhat historike. Kështjellat tona janë të shumta, e gjenden në të katër anët e vendit. Por ç’janë kështjellat? Si ndërtoheshin?
Titulli: Udhëtim në kështjellat ilire
Gjinia: Arkeologji
Autori: Neritan Ceka
Shtëpia botuese: Migjeni
Viti: 2006
Fq. 236
Pesha: 0.50 kg.
ISBN: 978-99943-943-0-4
Kështjellat e stërgjyshërve tanë Dimali, Pelioni, Bylisi, Antigoneia, Albanopoli... emra qytetesh, jeta e të cilëve është shuar prej mijëra vitesh. Emra që janë arratisur bashkë me banorët nga qytetet që digjeshin, për t'u strehuar në faqet e librave antikë, si dëshmi e një kulture të lashtë.
Arkeologut i qëllon shpesh që ta nisë studimin e kësaj kulture vetëm nga emrat, të kërkojë gërmadhat dhe të rindërtojë jetën e tyre me ato vështirësi që mund të shkruhet biografia e një njeriu që bëhet i famshëm pas vdekjes. Do të nisim një udhëtim nëpër kështjellat e lashta iliro-shqiptar dhe do të njihemi me ngjarje nga të tëra periudhat historike. Kështjellat tona janë të shumta, e gjenden në të katër anët e vendit.
Por ç'janë kështjellat? Si ndërtoheshin? Kështjellat nuk kanë qenë vetëm vende të fortifikuara ku janë zhvilluar luftëra të rrepta. Në kohë paqeje dëgjoheshin aty rrahjet e çekanëve të farkëtarëve, që përgatisnin vegla pune; zejtarë të tjerë prodhonin enë prej balte të pjekur, regjnin lëkurë, punonin zbukurime prej bronzi e prej argjendi.
Aty pranë ishte edhe tregu ku fshatarët nga zonat përqark sillnin për të shitur prodhimet e tyre dhe blinin mallrat e përgatitura nga zejtarët e kështjellës. Vinin edhe tregtarë nga krahinat e largëta për të sjellë sende që nuk gjendeshin në vend dhe që silleshin shtrenjtë. Në atë mori njerëzish që mblidheshin në kështjella kishte të pasur dhe të varfër.
Shpesh urrejtja ndërmjet tyre shpërthente në një kryengritje dhe të varfërit bëheshim zotër të kështjellës ose rrënonin muret e saj. Sa ngjarje kanë ndodhur rreth mureve të kështjellave!
Neritan Ceka, i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arkeologjike të Apolonisë. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës në vitin 1962, ai iu kushtua plotësisht kërkimeve arkeologjike. Në vitet 1963-1964 gërmoi në kështjellën ilire të Rosujës në Tropojë; në vitin 1969 zbuloi varrin e pasur të Selcës së Poshtme dhe po atë vit filloi gërmimet disavjeçare në Belsh.
Tërheqjen më të fortë e pati drejt qytetit të madh të Bylisit. Atje drejtoi ekspeditat në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Në vitet 1992-1994 drejtoi ekspeditën e përbashkët shqiptaro-franceze në Apolloni, si dhe gërmimet në Butrint, ku u rikthye përsëri dy vjetët e fundit.
Që nga viti 1985 jep leksionet e Arkeologjisë Klasike në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës dhe është bashkautor i librit: "Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria". Ka dhënë leksione dhe konferenca shkencore në Gjermani, Angli, Itali, Francë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera.
Ka shkruar librin shkencor: "Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme" (1985), si dhe një numër të madh artikujsh shkencorë mbi kërkimet e tij arkeologjike. Për publikun e gjerë ka shkruar librat: Apollonia, Butroti, Bylisi (me bashkautor), të cilët janë përkthyer në anglisht, gjermanisht dhe italisht. Neritan Ceka është anëtar i Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, anëtar i Institutit të Arkeologjisë në Berlin dhe i Institutit të Koldeway Gesellschaft në Gjermani. Që nga viti 1991 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Cabej
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2258
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001909
Botuesi: Migjeni
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001371
Botuesi: Migjeni
Referenca: SKU001372
Botuesi: Migjeni
Referenca: SKU001374
Botuesi: Migjeni
Referenca: SKU001908
Botuesi: Migjeni
Referenca: SKU001909
Botuesi: Migjeni
Referenca: SKU001910
Botuesi: Migjeni
check_circle
check_circle