• Banner

Apollonia, Neritan Ceka
  • Apollonia, Neritan Ceka
  • Apollonia, Neritan Ceka

Apollonia, Neritan Ceka

Për periudhën e hershme e dimë se Apollonia kishte një sistem të tillë ku pakica e lirë e popullsisë sundonte mbi shumicën jo të lirë. Megjithatë Aristoteli e konsideron këtë qeverisje si demokraci.

8,88 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Apollonia
Origjinali: Apollonia
Autori: Neritan Ceka
Shtëpia botuese: Migjeni
Viti: 2005
Fq. 98
Pesha: 0.21 kg
ISBN: 978-99943-672-4-2

Fragmente nga libri

Organizimi politik

Për periudhën e hershme e dimë se Apollonia kishte një sistem të tillë ku pakica e lirë e popullsisë sundonte mbi shumicën jo të lirë. Megjithatë Aristoteli e konsideron këtë qeverisje si demokraci. Nga Eliani mësojmë se apolloniatët i përzinin të huajt, sipas një praktike të njohur si ksenelasia, por duket qartë se ky sistem oligarkik u ndryshua krejtësisht nw shek. IV p. Kr., duke e demokratizuar jetën politike.

Struktura shtetërore përbëhej në Apolloni nga Mbledhja e Përgjithshme e popullsisë së lirë, e quajtur helieja. Rolin e një parlamenti e luante buleja - këshilli i qytetit ndërsa pushteti ekzekutiv përfaqësohej nga prytanët, në formën e një kolegji të zgjedhur çdo vit dhe ku qeverisej me radhë. Një organ tjetër, ieramnamonët, kishin funksionin e një senati, që kontrollonte zbatimin dhe respektimin e ligjeve.

Nënpunës të tjerë merreshin me kultin, financat, shigjetarët, festat, shfaqjet teatrale dhe garat gjimnastikore. Këto institucione mbeten në fuqi edhe gjatë sundimit romak, kur Apollonisë iu njoh statusi i qytetit të lirë. Organet e mësipërme tregojnë se Apollonia ishte një polis që adaptoi sistemin politik të Korintit apo Korkyrës.

Besimi

Kolonistët sollën me vete nga korinti kultet e të parëve të tyre, ku një vend të veçantë zinte Zeusi, Apolloni, Artemisi, Afërdita, Dionisi, etj. Kulti kryesor ishte padyshim ai i Apollonit. Si mbrojtës i kolonisë atij i ishte kushtuar tempulli mbi kodrën më të lartë të qytetit. Koka dhe simbolet e tij zënë vendi kryesor në monedhat e Apollonisë.

Artemisi me atributet e saj si shpëtimtare, e egër, zinte vendin e dytë ne panteonin apolloniat. Afërdita perëndesha e dashurisë, nderohej gjithashtu sipas traditës korintase. Një grup nëpunësish të kryesuar nga prytani i kanë kushtuar asaj një statujë me një mbishkrim në shek. III p.Kr. Kulti i Dionisit, si hyu i verës, i dëfrimeve dhe i teatrit është pasqyruar me vendosjen e fytyrës dhe të simboleve të tij në monedhat prej bronzi të qytetit.

Demetra perëndeshë e pjellorisë së tokës, gjithashtu zinte vend të rëndësishëm në panteonin e perëndive në Apolloni. Nga gjetja e qindra trrakotave që paraqesin Demetrën me bijën e saj Koren, është vërtetuar ekzistenca e një sanktuari të tyre në perëndim të qytetit.

Mbi autorin

Neritan Ceka, i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arkeologjike të Apolonisë. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës në vitin 1962, ai iu kushtua plotësisht kërkimeve arkeologjike.

Në vitet 1963-1964 gërmoi në kështjellën ilire të Rosujës në Tropojë; në vitin 1969 zbuloi varrin e pasur të Selcës së Poshtme dhe po atë vit filloi gërmimet disavjeçare në Belsh. Tërheqjen më të fortë e pati drejt qytetit të madh të Bylisit. Atje drejtoi ekspeditat në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Në vitet 1992-1994 drejtoi ekspeditën e përbashkët shqiptaro-franceze në Apolloni, si dhe gërmimet në Butrint, ku u rikthye përsëri dy vjetët e fundit.

Që nga viti 1985 jep leksionet e Arkeologjisë Klasike në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës dhe është bashkautor i librit: "Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria". Ka dhënë leksione dhe konferenca shkencore në Gjermani, Angli, Itali, Francë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera. Ka shkruar librin shkencor: "Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme" (1985), si dhe një numër të madh artikujsh shkencorë mbi kërkimet e tij arkeologjike.

Për publikun e gjerë ka shkruar librat: Apollonia, Butroti, Bylisi (me bashkautor), të cilët janë përkthyer në anglisht, gjermanisht dhe italisht. Neritan Ceka është anëtar i Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, anëtar i Institutit të Arkeologjisë në Berlin dhe i Institutit të Koldeëay Gesellschaft në Gjermani. Që nga viti 1991 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Detajet e librit
Migjeni
SKU001372

Referencat specifike

isbn
9789994367242
ean13
9789994367242
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001371

Botuesi: Migjeni

Apollonia, Its history and monuments, Neritan Ceka

It would be inappropriate to consider Apollonia the Pompeii of Albania, given the sheer richness of the archaeological heritage concentrated there. An important economic and cultural centre, continuously, over a thousand years, it was gradually abandoned during the Middle Ages.0

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001374

Botuesi: Migjeni

Byllis, Its history and monuments, Neritan Ceka, Skënder Muçaj

The cistern continued in use until the Byzantine period. Public baths were erected west of it, taking advantage of its water The structure of the baths is rectangular and measures 24.50x6.40 meters. It has a number of rooms, of which the following can be made out: the dressing room, cold water baths, warm room, sweat bath, hot room and oven and fire room.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Monumentet, nr. 19, 1980

"Arkitektura e banesës popullore në zonën e Bregut të Detit, Labëri" nga Emin Riza."Banjat e shekujve të parë të erës sonë në Shqipëri" nga Apollon Braçe."Arkitektura pasbizantine në Shqipëri" nga Aleksandër Meksi, Pirro Thomo."Restaurimi dhe arkitektura e dy banesave në fshatin Sopot" nga Leonard Suli.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)