• Banner

PS Të dua, Cecilia Ahern
  • PS Të dua, Cecilia Ahern

PS, të dua, Cecilia Ahern

Shumë njerëz ecin në jetë duke kërkuar dhe nuk e gjejnë kurrë shpirtin e tyre binjak. Ti dhe unë e arritëm, por për një periudhë të shkurtër. Kjo është e trishtueshme, por kjo është jeta. Fëmijëri e ëmbël: ata mund t'ia plotësonin fjalitë njëri – tjetrit edhe kur grindeshin, edhe kur qeshnin.

5,95 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: PS, Të dua
Origjinali: PS, l love you
Gjinia: Roman
Autori: Cecilia Ahern
Shqipëroi: Sokol Lulgjuraj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2005
Fq. 454
Pesha: 0.441 kg
ISBN: 978-99943-79-00-3

Mbi librin

Shumë njerëz ecin në jetë duke kërkuar dhe nuk e gjejnë kurrë shpirtin e tyre binjak. Ti dhe unë e arritëm, por për një periudhë të shkurtër. Kjo është e trishtueshme, por kjo është jeta. Fëmijëri e ëmbël: ata mund t'ia plotësonin fjalitë njëri – tjetrit edhe kur grindeshin, edhe kur qeshnin.

Askush nuk mund ta mendonte Olin dhe Xherrin pa njëri – tjetrin. Derisa e pamendueshmja ndodhi. Vdekja e Xherrit e shkretoi Olin. Por në prag të 30 – vjetorit të saj Xherri kthehet duke i lënë një tufë pusullash, të cilat e udhëheqin Olin drejt një jete të re pa të, ku në fund të secilës prej tyre shenon: "PS, Të dua".

Ndërsa pusullat hapen njëra pas tjetrës dhe viti numëron ditët e fundit, Oli bëhet njëherësh inkurajuese dhe sfiduese. Njeriu që e njihte më mirë se kushdo i tregon asaj se jeta vazhdon. Me ndihmën e miqve dhe familjes së saj të dashur dhe të zhurmshme, Oli e gjen veten duke qarë, duke qeshur, duke kënduar e vallëzuar dhe duke qenë më e zonja se kurrë më parë.

Komente mbi librin

"Një histori e idhët dhe e ëmbël njëkohësisht e garantuar për të të tërhequr drejt telave të zemrës."

Glamour

"Zemërthyerje, intrigë dhe letra dashurie nga përtej vdekjes. Ahern ka një dorë të sigurtë dhe tërheqëse."

Irish Times

"Një jetë e mrekullueshme e afirmuar në një debutim."

Company

Detajet e librit
K1R2P35

Referencat specifike

isbn
9789994379002
ean13
9789994379002
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)