- Në shportën tënde nuk ka më artikuj
- Posta
- Gjithsej 0,00
- Botimet e reja 2024
- Leximet e verës
- Panairi i Librit 2023
- Botimet e reja 2023
- Botimet e reja 2022
- Botime të reja 2021
- Letërsia botërore
- Letërsia shqiptare
- Libra të vjetër
- LIBRAT MË TË SHITUR
- Libra të rekomanduar
- Letërsia Amerikane
- Historia & Aktualiteti
- Letërsia për fëmijë
- Filozofia & Sociologjia
- Ekonomia & Biznesi
- Shkenca komunikimi
- Fjalorë, medota, guida
- Libra referencë
- Libra fetarë
- Libra në anglisht
- CD & DVD
- Leximet e verës 2009
- Art & Kulturë
- Leximet e verës 2010
- Leximet e verës 2011
- eBooks shqip
- Leximet e verës 2012
- Libra për 100 Vjetorin
- Të tjera
- Botime të reja 2020
- Të përzgjedhura
- Ide dhuratash
- Libra Audio
- Libra shkollorë
- Leximet e verës 2022
- Botime të reja 2019
- Botime të reja 2018
- Politika/Aktualiteti
- Librat sipas autorëve
- A. D. Balla
- A. den Doolaard
- A. Italo Sullioti
- A. Muhіbbe Darga
- Ahmet Boriçi
- Agron Tufa
- Albert Camus
- António Lobo Antunes
- At Zef Pllumi
- Bedri Islami
- Bertrand Russell
- Bilge Karasu
- Brajan Sukaj
- Camilo José Cela
- Carlo Levi
- Dino Buzzati
- George Bataille
- George Orwell
- Günter Grass
- Ellen Marie Wiseman
- Erich Maria Remarque
- Ernest Hemingway
- Ervin Qafmolla
- Graham Greene
- Henry Miller
- Italo Calvino
- Isabel Allende
- Jane Austen
- Jan-Werner Müller
- J.K. Rowling
- José Saramago
- Julian Barnes
- Kazuo Ishiguro
- Kenzaburo Oe
- Kolec Topalli
- Leonardo Sciascia
- Lucinda Riley
- Luigi Pirandello
- Margaret Atwood
- Mario Puzo
- Mario Vargas Llosa
- Mihail Bulgakov
- Mircea Eliade
- Mustafa Greblleshi
- Nathaniel Hawthorne
- Robert Harris
- Salman Rushdie
- Tatiana Ţîbuleac
- Tim Marshall
- Tomás Eloy Martínez
- Vassilis Vassilikos
- Vedat Kokona
- Virginia Woolf
- Visar Zhiti
- Tahar Ben Jelloun
- Nina George
- Simone de Beauvoir
- Siri Hustvedt
- Sylvain Tesson
- Thomas Hardy
- Librat sipas përkthyesve
- Adrian Beshaj
- Afrim Koçi
- Alban Bobrati
- Agim Doksani
- Alket Çani
- Alda Bardhyli
- Alina Karaulli
- Amantia Kapo
- Amik Kasoruho
- Anastasi Prodani
- Antonio Babliku
- Aristidh Ristani
- Bajram Karabolli
- Bashkim Shehu
- Blerta Hyska
- Benet Koleka
- Bledar Çepele
- Brikena Çabej
- Diana Çuli
- Doriana Ndoi
- Dritan Çela
- Edon Qesari
- Enela Topulli
- Esmerina Zalli
- Erion Karabolli
- Edmond Tupja
- Edvin Cami
- Enit Steiner-Karafili
- Engjëllushe Shqarri
- Erdi Ibro
- Eris Rusi
- Esmeralda Cimboku
- Etleva Çepele
- Fatmir Dibra
- Flavia Kaba
- Gjergj Zheji
- Gjergj Vlashi
- Hasan Bregu
- Ilia Lëngu
- Ilir Baçi
- Jerina Dushku
- Kastriot Mahilaj
- Kleopatra Koleka
- Kleo Lati
- Klodian Briçi
- Ledia Dushi
- Loran Gami
- Kujtim Ymeri
- Maniela Sota
- Marzela Çelanji
- Mustafa Greblleshi
- Nasi Lera
- Nikolla Sudar
- Orgest Azizi
- Ornela Islami
- Pavli Qesku
- Petrit Sinani
- Petro Zheji
- Rajmonda Vuçini
- Ramazan Hysa
- Renata Martini
- Rigel Rizaj
- Robert Shvarc
- Robert Vullkani
- Sabrina Dhrimo
- Saverina Pasho
- Sazan Gjomena
- Sonila Meksi
- Urim Nerguti
- Viktor Kalemi
- Viola Adhami
- Vullnet Muço
- Bujar Doko
- Panairi i Librit 2022
- Librat e filatelisë shqiptare
Lista e librave të autorit ose përkthyesit Mitrush Kuteli
Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike. Më 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare. Për shkak të rezultateve të shkëlqyera në mësime, seriozitetit dhe kapacitetit të veçantë intelektual, u emërua drejtor i Bankës Nacionale të Rumanisë.
Kundërshtimi që i bëri politikës financiare të pushtuesve gjermanë, i solli si ndëshkim mobilizimin në ushtri dhe drejtimi drejt Frontit të Lindjes. Nga rruga e vdekjes së sigurtë e ktheu një telegram ku njoftohej se Nëna e tij ishte shumë sëmurë. Mundi të arrijë në Shqipëri në Shtator 1942, dy javë pasi Nëna kishte ndërruar jetë.
Në janar u emërua Drejtor i Drejtorisë Qendrore të Bankës së Shtetit Shqiptar. Dha dorëheqjen në gusht 1946, pasi nuk pranoi të firmosi kursin që pati caktuar shteti komunist mes lekut shqiptar dhe dinarit jugosllav, dhe që dëmtonte rëndë ekonominë e vendit tonë.
Në maj 1947 e arrestuan dhe pasi i thanë "armik i popullit", e dënuan me pesë vjet heqje lirie. Kuteli u dërgua në kampin e Vioçishtit, bashkë me të burgosurit e tjerë që punonin për të tharë kënetën e Maliqit. E liruan "me falje", në prill 1949. Nga viti 1949, Kuteli nuk u mor më me ekonomi dhe punoi si përkthyes pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri.
Letërsisë i kushtoi kohën e pakët që i mbeti nga puna e normuar e përkthimit. Zemra e tij pushoi së rrahuri nga një infarkt, më 4 maj 1967. Veç shkrimeve të shumta në shtypin e kohës, si në fushën ekonomike dhe në atë letrare, Kuteli botoi që në të gjallë edhe 30 libra, (17 në fushën ekonomike, shumica rumanisht) ku shpaloset talenti dhe gjenia e tij krijuese si ekonomist e prozator, poet e folklorist, publicist, prralltar e kritik letrar. Një vend më vete në krijimtarinë e tij zënë përkthimet, nga Rusishtja, Rumanishtja, Frëngjishtja e Italishtja.
Aktualisht shumica e shkrimeve dhe përkthimeve të Kutelit janë në qarkullim.
Tregime të Moçme Shqiptare, është një libër që vazhdimisht renditet i shumëshitur te Shtëpia e Librit, pavarësisht se kanë kaluar shumë dekada që kur u botua për herë të parë.
Në vitin 2017, Tregime të Moçme Shqiptare u botua bashkë me ilustrimet e Gazmend Lekës dhe me kopertinë të trashë.
Vepra e Kutelit është botuar në tre vëllime me titullin "Prozë dhe Vargje të Zgjedhura".
Prozë dhe Vargje të Zgjedhura 1 përmban novelat novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".
Prozë dhe Vargje të Zgjedhura 2 përmban novelat: "Natë marsi", "Natë prilli" (Kapllan Aga i Shaban Shpatës), "Natë muaji maj" (I vdekuri dhe i gjalli), "Rinë Katerinëza", "Natë qershori", "Natë gushti" (Përtej valëve të kohës), "Natë muaji Shëmbitër" (Rrëfimi i parë i Argjir Vlonjatit), "Natë vjeshte të tretë", "Letrat e ndajnatës" (Lugetërit e fshatit tonë), "Kryengritje për lugat" e "Një natë tetori" dhe vargjet "Natë vere", "Hëna e humbur", "Si nesër", "Shtambari", "Kroi i kodrës", "Një ndajnatë në Poradecin e vjetër" dhe "Rrjedhin lumenjtë".
Prozë dhe Vargje të Zgjedhura 3 përmban novelat: "Vendosa të shkoj në Amerikë", "Unë, Çuli dhe Marina", "Papu", "Hanet e karvanet", "Për kumbulla", "Fije nga jeta e Theofil Kostorit", "Rusa – papusa", "Babalja", "Të vdekurit", "E bukur e detit", "I pasuri që ish i varfër fort", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e gjatollinj", "Qetësi përpara fërtyme" dhe vargjet: "Gjuhës shqipe", "Nisje për mërgim", "Tani që shkuan", "Tufan dëbore në pyllin e vegjëlisë sime", "Natë", "Çatë lamtumire" dhe "Balada e zogut të vogël të dallëndyshes".
Kritika e Kutelit është përfshirë te botimi Shënime Letrare.
Një nga përrallat më të bukura të Kutelit, E madhe është gjëma e mëkatit është botuar më vete.
Vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore janë botuar te libri Netë Moldave. Në këtë libër janë mbledhur tregimet dhe shënimet që Kuteli ka mbajtur kur ndodhej i mobilizuar në kontigjentin e forcave rumune të cilat u dërguan për të luftuar në Frontin e Lindjes, destinacion Stalingradi, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një cep të Ilirisë së Poshtme përfshin tregime me frymëzim nga lashtësia ilire.
E famshmja Poem kosovar dhe Poemi i Shëndaumit është botuar si libër më vete.
"Havadan më havadan" i Mitrush Kutelit është një përmbledhje pamfletesh që u botuan në shtypin e kohës në vitet 1930 – 1940. Në vitin 1944 autori i nxori si libërth më vete, me pseudonimin Lugati.
Për të vegjëlit në qarkullim gjenden edhe përrallat me ilustrime Maçoku, Gjeli e Dhelpra, ilustruar nga Artur Dauti, E Bukura e Dheut dhe Piktori i Vogël që Bënte Mrekullira.
Ndonëse njihet më së shumti si shkrimtar, në jetën reale, Dr. Dhimitër Pasko ishte një ekonomist, i cili punonte në Bankën Kombëtare të Shqypnis, pararendësja e Bankës së Shqipërisë së sotme. Eksperienca e tij si ekonomist shpaloset te libri Ditari i Ekonomistit.
Kuteli si përkthyes është gjithashtu i jashtëzakonshëm.
Kryevepra e Gogolit Frymë të Vdekura erdhi në shqip falë Kutelit në vitin 1962. Dy vjet më herët, Kuteli pati sjellë në shqip Tregimet e Peterburgut.
Ndër shqipërime të tjera gjenden Vërshimet e Lumenjve nga Konstantin Paustovski, Dama maç nga Aleksandër Pushkin dhe Njëzet e gjashtë dhe një nga Maksim Gorki.
Referenca: SKU000006
Botuesi: Mitrush Kuteli
E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës), Kuteli
Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur
Referenca: 2658
Botuesi: Mitrush Kuteli
Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit, Mitrush Kuteli
Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj
Botuesi: Mitrush Kuteli
Netë moldave, Mitrush Kuteli
Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...
Botuesi: Mitrush Kuteli
Kengë e britma nga Qyteti i Djegur, Mitrush Kuteli
Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec.
Referenca: SKU000005
Botuesi: Mitrush Kuteli
Prozë dhe vargje të zgjedhura 1, Mitrush Kuteli
Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: 2218
Botuesi: Mitrush Kuteli
Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli
Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".
Botuesi: Mitrush Kuteli
Vargje të përziera, Mitrush Kuteli
Apo pat qënë një vegim, Që del n’agim nëpër zallishte Dhe ky vegim ca sy të zes: Kishte a s’kishte?