Klasikët për fëmijët
Literatura klasike për fëmijë

Klasikët për fëmijët

Këtu do të gjeni libra nga literatura klasike botërore e përshtatur/përkthyer në shqip për fëmijët.

Filtrat aktiv

Referenca: 2467

Botuesi: Extra

Zemra, Edmondo de Amicis

Edmondo de Amiçis lindi më 31 tetor 1846 në Onelio dhe vdiq në Bordigera më 11 mars 1908. Pas një karriere të gjatë ushtarake, iu kushtua veprimtarisë letrare dhe bashkëpunoi me shumë revista të rëndësishme.
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Zemër, Edmondo De Amicis

Gumëzhitja e fëmijëve në ditën e parë të shkollës e gjer në të fundit, përzierja e kësaj zhurme me ankthet e prindërve, herë një baba i varfër, herë i kamur, herë një nënë që sakrificat i lexohen në rrudha, në flokët e bardhë dhe sy; grindjet dhe miqësitë e pathyeshme, topat e borës, fëmijë të pamundur dhe sensibilizimi i një shoqërie ndaj problemeve që...
1 005 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Xhejni, L. M. Montgomery

Për aq kohë sa Xhejni mund të mbajë mend, ajo dhe e ëma kanë jetuar së bashku me gjyshen e saj të ashpër në një banesë të zymtë në Toronto. Xhejni gjithmonë besonte se babai i saj kishte vdekur, derisa ajo rastësisht mësoi se ai ishte gjallë e shëndoshë e mirë dhe jetonte në ishullin Princ Eduard. Asaj i lindi dëshira për ta parë atë... Si vijon më tej?...
700 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Vajza e Historive, L. M. Montgomery

Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t’u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat.
700 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Udhëtimet e Guliverit, Xhonatan Suift

Kritika ndaj sistemit politik u zgjerua në këtë mënyrë duke përfshirë të gjithë shoqërinë njerëzore. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Triumfi i Zeros, Gianni Rodari

Mesazhi i poezisë "Triumfi i Zeros" i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton t'ia zbulosh. Ky libër merr jetë nëpërmjet ilustrimeve elegante e të këndshme.
980 Lekë
More

Botuesi: Zambaku

Tregime të zgjedhura, Anton Cehov

 Pena e tij lëvroi shumë tema, nga më të rëndomtat e deri më të komplikuarat. Në vend që të thellohet në temat e prekura dhe të mundohet të japë një mesazh, Çehovi mundohet ta paraqesë realitetin ashtu siç është.
350 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Tregime nga Shekspiri, Charles Lamb, Mary Lamb

Kanë kaluar gati dy shekuj nga koha kur u botua për herë të parë Tregime nga Shekspiri. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, këto tregime vazhdojnë të jenë në vendet e nderit të bibliotekave të fëmijëve në botë.
400 Lekë
More