• Banner

Lista e librave të botuesit ISP & DITA 2000

Filtrat aktiv

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2784

Botuesi: ISP & DITA 2000

Historia e Luftës së Peloponezit, Tuqididi

Historia e Luftës së Peloponezit, sipas autorit "një vepër për përjetësinë", ka ndikuar papushim politikën, politikën ndërkombëtare dhe strategjinë. Lufta e Peloponezit, 431 – 404 para erës sonë, mes fuqive të Athinës dhe Spartës dhe aleatëve përkatës, u shkaktua nga konfliktet për lundrimin, tregtinë dhe kolonitë dhe mbaroi me rënien e hegjemonisë detare...

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: ISP & DITA 2000

Njeriu kundër shtetit, pesë ese politike, Herbert Spencer

Njeriu kundër shtetit, librin e tij më të shquar, Spencer e botoi më 1884. Pjesërisht shqetësim për përparimin e etatizmit, pjesërisht profeci për rrjedhojat e mundshme a ndofta të pashmangshme të zëvendësimit të parimit individualist të kooperimit vullnetar në shoqëri me parimin etatist të kooperimit të detyruar – ky është thelbi i librit.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje