• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit William Faulkner

Uiliem Fokner lindi më 15 shtator 1897 në Nju Albani, Misisipi, SHBA. Ai rrjedh nga një familje që ka dhënë guvernatorë, gjeneralë dhe shtetarë, por për shkak të luftës civile amerikane, ajo përfundoi në varfëri të thellë.

Pas Luftë së Parë Botërore, gjatë së cilës Fokneri u angazhua në aviacionin luftarak kanadez dhe dy herë u rrëzua në Francë, nga të cilat pësoi lëndime të rënda, u kthye në Amerikë. Në atdhe s’e priste as lavdia, as puna, as dashuria. Vetëm letërsia.

“Unë jam një fshatar i cili rrëfen me qejf”, thoshte Fokner me modesti. Më 1949, ai u shpërblye me çmimin Nobel për veprën e tij letrare. Fokneri vdiq më 6 korrik 1962.

Lexo më shumë:

Një Trëndafil për Emilinë

Dritë e Gushtit

Këlthitja dhe mllefi

Filtrat aktiv

Botuesi: Onufri

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dritë e gushtit, William Faulkner

Marrëzia e librit "Dritë e gushtit" pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje