• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Mircea Eliade

Mircea Eliade, 1907-1986, ishte një historian i religjioneve dhe autor i romaneve, romaneve të shkurtra dhe tregimeve. Eliade ishte një nga studiuesit më me ndikim të religjioneve përgjatë shekullit të njëzet dhe një nga interpretuesit më të njohur të simbolizmit fetar dhe miteve.

Ai ka lindur në Bukuresht dhe studioi filozofi në Universitetin e Bukureshtit. Ai mori diplomë studimesh të avancuara në vitin 1928 me një tezë mbi filozofinë e Rilindjes Italiane nga Marsilio Ficino te Giordano Bruno. Pasi studioi në Kalkuta kryesisht nën shkollën e studiuesit të Sansritishtes Surendranath Dasgupta, ai kaloi gjashtë muaj duke praktikuar jogën. Pasi u kthye në Bukuresht, ai shkroi një studim mbi historinë krahasuese të teknikave të jogës, për të cilin mori doktoraturë në filozofi në vitin 1933. Në vitet 1930 ai u bë një figurë letrare me ndikim në Rumani, veçanërisht pas publikimit të romanit të tij shumë të suksesshëm Maitreyi (1933: Netë Bengali). Gjatë luftës së Dytë Botërore, Eliade shërbeu si atashe kulturor në legatën mbretërore të Rumanisë në Londër e më pas në Lisbonë.

Që nga fundi i viteve '90, studimet mbi Eliaden dhe trashëgiminë e tij janë përqendruar shpesh mbi akuzat dhe kundërakuzat mbi jetën e tij politike, veçanërisht mbi shkrimet e tij politike dhe përfshijen në politikën e Rumanisë gjatë viteve '30 e gjatë luftës. Kritikët e akuzojnë se ishte simpatizant, pjesëmarrës dhe mbrojtës i fashizmit rumun, se ishte anti-demokratik, intolerant, ksenofobik dhe anti-semit. Mbrojtësit, ndërsa pranojnë se disa prej shkrimeve të tij të rinisë janë të pambrojtëshme, argumentojnë se akuzat politike janë ekzagjeruar dhe se ato nuk ia ulin vlerën kontributeve të tij akademike dhe letrare.

Në dekadën pas luftës Eliade jetoi në Paris ku krijoi reputacion ndërkombëtar si historian, morfolog dhe fenomenologjist i religjionit. Pas vitit 1956 ai jetoi në Çikago ku ishte profesor në departamentin mbi religjionin deri sa doli në pension në vitin 1983.

Ai konsiderohet një shkrimtar shumë profilik si në fushën e letërsisë ashtu edhe në botën akademike. Shumica e studimeve të tij akademike janë shkruar në frëngjisht. Rreth 35 libra të tij janë publikuar në anglisht.

Në shqip gjendet një nga librat kryesorë të tij, Miti dhe realiteti, publikuar nga Shtëpia Botuese Pika pa Sipërfaqe në vitin 2019.

Filtrat aktiv

Botuesi: Albas

Rini pa rini, Mircea Eliade

Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Miti dhe realiteti, Mircea Eliade

Në "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tiparave kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

E shenjta dhe profania, Mircea Eliade

"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje