Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,101 kg - 1,118 kg

Çmimi

Çmimi

  • 600 Lekë - 3 000 Lekë

Libra referencë
Libra referencë

Libra referencë

Në këtë kategori do të gjeni libra referencë si p.sh.: fjalorë, metoda, libra ligjorë, studime shkencore dhe gjuhësore, udhëzues, dhe mjaft të tjerë që ne për arsye praktike i kemi grupuar këtu.

Filtrat aktiv
  • Marka: UET Press

Referenca: SKU001643

Botuesi: UET Press

Hyrje ne te drejten dhe arsyetim ligjor, Steven J. Burton

Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor është një libër ideal për studentët e vitit të parë juridik. Shkurtimisht ky libër praktik bën një prezantim të arsyetimit ligjor. Duke na paraqitur çështjet nëpërmjet diskutimeve të rasteve të ndryshme dhe shembujve, ai u jep studentëve një burim të fuqishëm reference për vitet studimore në vazhdim.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001437

Botuesi: UET Press

Fitimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, Besnik Maho

Fillimisht, në këtë cikël leksionesh do të gjeni një tablo të përkufizimit të pasurisë së paluajtshme në rende kohore, historike, politike, ekonomike, juridike të ndryshme: pra, këndvështrimin e secilit prej këtyre formacioneve për pasurinë e paluajtshme, rëndësinë që ato i jepnin, mbrojtjen që i ofronin.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001435

Botuesi: UET Press

Studime bashkëkohore të sigurisë, Alan Collins

Studimet e Sigurisë janë nëndisiplinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në qendër të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ndodhet studimi i sigurisë. Studimet e Sigurisë përfshijnë brenda tyre rreziqe që variojnë nga pandemitë si HIV/ SIDA dhe degradimi mjedisor deri dhe shqetësime sigurie të lidhura me dhunën e drejtpërdrejtë si terrorizmi dhe konflikti ndërshtetëror.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001434

Botuesi: UET Press

Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, Louise Fawcett

Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001430

Botuesi: UET Press

Murphy për provën, Peter Murphy

Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001428

Botuesi: UET Press

E drejta romake, Andrew Borkowqski, Paul Du Plessis

E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001441

Botuesi: UET Press

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan, Shaban Murati

Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore, nga Kina e largët te SHBA – ja, Rusia, te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino – amerikane drejt qendrës së Europës, për t'u ndalur te Gadishulli i trazuar Ballkanik.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001432

Botuesi: UET Press

Partitë politike, Daniel-Luis Seiler

Ky libër paraqet një sintezë mbi partitë politike dhe problematikën e tyre. Ai përmban materiale të përditësuara, si dhe mjaft paragrafë të nënvizuar, që kanë për qëllim thellimin dhe ilustrimin e argumenteve.
800 Lekë
More