Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,121 kg - 2,847 kg

Çmimi

Çmimi

  • 14 Lekë - 8 000 Lekë

  • Banner

Libra referencë
Libra referencë

Libra referencë

Në këtë kategori do të gjeni libra referencë si p.sh.: fjalorë, metoda, libra ligjorë, studime shkencore dhe gjuhësore, udhëzues, dhe mjaft të tjerë që ne për arsye praktike i kemi grupuar këtu.

Filtrat aktiv
  • Marka: Cabej

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001096

Botuesi: Cabej

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000296

Botuesi: Cabej

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000294

Botuesi: Cabej

Fjalor i gjuhes shqipe, 1954

Botimi anastatik i Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954 përkon me 50-vjetorin e daljes në dritë të tij. Në të vërtetë 50-vjet janë shumë pak për të ndërmarrë një botim anastatik të një vepre; por vlerat e këtij Fjalori, pre e letargjisë disadhjetëvjetshe, e bëjnë të domosdoshëm rizgjimin e plotë të tij.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ka mbaruar