Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,251 kg - 0,78 kg

Çmimi

Çmimi

  • 5,00 CHF - 21,00 CHF

Libra referencë
Libra referencë

Libra referencë

Në këtë kategori do të gjeni libra referencë si p.sh.: fjalorë, metoda, libra ligjorë, studime shkencore dhe gjuhësore, udhëzues, dhe mjaft të tjerë që ne për arsye praktike i kemi grupuar këtu.

Filtrat aktiv
  • Marka: IDK

Botuesi: IDK

Erotizmi, Georges Bataille

Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh Erotizmi vazhdon të mbetet një përvojë transgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.
7,43 CHF
More

Botuesi: IDK

Shqiptarët, nga mesjeta deri në ditët tona, Peter Bartl

E megjithatë kjo nuk e ndryshon aspak faktin që në historinë e Shqipërisë mbeten shumë gjëra të errëta, duke filluar nga problemi i etnogjenezës, duke vazhduar me Mesjetën (sa shqiptare ka qenë Shqipëria?), për të arritur në kohën turke dhe në historinë më të re, ku herë-herë nuk njihen madje as datat e lindjes së politikanëve kryesorë (shembuj: Pandeli...
8,92 CHF
More

Botuesi: IDK

Diplomacia e fuqive të mëdha 1814 – 1914, Norman Rich

Ky studim për politikat e jashtme të Fuqive të Mëdha është në thelb një histori e drejtpërdrejtë diplomatike: një përpjekje për të përshkruar se si burrat e shtetit e kanë zhvilluar politikën e jashtme gjatë një shekulli e gjysmë, si i zgjidhë ata situatat e krizave dhe si ia arritën apo dështuan për t'i zgjidhur ato.
11,89 CHF
More

Botuesi: IDK

Tri sprova për matematikën, Aleko Minga

Përse është objektiv dhe i pashmangshëm procesi i matematizimit të shkencës? Cila është dialektika e tij? Çka u ofron matematika shkencave që matematizohen? Përse depërtimi i matematikës në degët e tjera të dijes është një stimul i fuqishëm përparimi për vetë matematikën?
5,95 CHF
More

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
20,81 CHF
More

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
7,43 CHF
More

Botuesi: IDK

Studime shqiptare, Johan Georg von Hahn

Këto fletë janë rezultat i një pune katërvjeçare. Megjithatë këto fletë përmbajnë vetëm copëza, asgjë të përfunduar komplet. Për të përmbledhur të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë në një tablo të madhe duhen forca dhe mjete të tjera, nga ato që ka patur në dispozicion autori.
14,86 CHF
More