Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,221 kg - 2,365 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0,00  - 93,00 

Libra referencë
Libra referencë

Libra referencë

Në këtë kategori do të gjeni libra referencë si p.sh.: fjalorë, metoda, libra ligjorë, studime shkencore dhe gjuhësore, udhëzues, dhe mjaft të tjerë që ne për arsye praktike i kemi grupuar këtu.

Filtrat aktiv
  • Marka: Plejad

Botuesi: Plejad

50 ide rreth arkitekturës që duhet t'i dijë çdo njeri, Philip Wilkinson

Ky libër flet rreth ideve kryesore, të cilat krijuan bazën e arkitekturës Perëndimore që nga koha e Greqisë së lashtë deri në ditët tona. Këto ide përfshijnë një larmishmëri fushash – që nga teknologjia deri te zbukurimi, që nga planifi kimi deri te zejtaria, po ashtu që nga mëhyra si të interpretojmë të kaluarën deri se si të ndërtojmë për të ardhmen.
7,29 
More

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste kritike dhe letrare, At Giuseppe (Zef) Valentini

Pasi "e shpëtoi lëkurën për të mos përfunduar në daullen e ndonjë fanfare komuniste", at Zef Valentini u dërgua në 1946 në Milano, për të marrë drejtimin e revistës "Letture", revistë katolike ose thuajse kishtare, zyrtarisht e ngarkuar me udhëheqjen e kritikës, për Italinë, të prodhimit librar, sidomos letërsisë, dhe që atëherë i kalonte pikërisht...
7,29 
More

Referenca: 2925

Botuesi: Plejad

Ndikimi i dietes, mjekesise popullore dhe ushtrimeve fizike ne shendetin e njeriut, Naun Tole

Përshkrimi i vlerave ushqyese dhe kuruese të frutave, perimeve e produkteve të tjera ushqimore si dhe përdorimi i tyre, në rast nevoje si ilaçe popullore të ngjall mjaft interes. Gjithashtu rekomandimi i recetave që janë mjaft praktike për t'u zbatuar (vetëm kërkohet durim dhe vullnet) dhe për të parë efektin e tyre për çdo sëmundje e organ përkatës.
6,25 
More

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.
8,33 
More

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.
8,33 
More

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
10,41 
More

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
10,41 
More

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.
10,41 
More

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...
10,41 
More