• Banner

Lista e librave të botuesit Cabej

Cabej
Filtrat aktiv

Referenca: SKU000216

Botuesi: Cabej

Princi i lagjes, Gaqo Bushaka

Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.

Çmimi 490 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000214

Botuesi: Cabej

Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, B. Fischer

Studim i mirëfilltë mbi problematikën shqiptare të periudhës midis dy luftrave, për "kohën e Zogut", i mbështetur kryesisht mbi dokumente arkivore të pabotuara, libri është një analizë e shumëfishtë, politike e ekonomike, e situatës së brendëshme të vendit, vendosur në një kuadër Ballkanik e më gjerë.

Çmimi 990 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000210

Botuesi: Cabej

Njëmijë e një net, vëllimi i dytë, përralla arabe

Ky vëllim përmban përrallat: Ali Babai dhe dyzet hajdutët, Tri mollët, Gruaja e masakruar dhe djaloshi, Nuredin Aliu dhe Badredin Hasani, Kurrizoja i vogël, Historia që rrëfeu rrobaqepësi, Historia e berberit dhe Historia e Abuhasan Ali Ebn Bekrit dhe Shemselniharit, favoritës së kalifit Harun-Al-Rashit

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000207

Botuesi: Cabej

Njëmijë e një net, vëllimi i parë, përralla arabe

Përmban përrallat Simbad Detari, Të tre Kalanderët, Gomari, kau dhe bujku, Tregtari dhe xhindi, Plaku dhe drenusha, Plaku dhe dy qentë e zinj, Historia e peshkatarit, Mbreti grek dhe mjeku Duban, Burri dhe papagalli, Veziri i ndëshkuar, Mbreti i ri i ishujve të zinj, Historia e Zybejdes dhe Historia e Aminës me shqipërimin e Mustafa Greblleshit.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje