• Banner

Lista e librave të botuesit Cabej

Cabej

Janë 113 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 113 artikull(j)

Referenca: SKU000294

Botuesi: Cabej

Fjalor i gjuhes shqipe, 1954

(0)

Botimi anastatik i Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954 përkon me 50-vjetorin e daljes në dritë të tij. Në të vërtetë 50-vjet janë shumë pak për të ndërmarrë një botim anastatik të një vepre; por vlerat e këtij Fjalori, pre e letargjisë disadhjetëvjetshe, e bëjnë të domosdoshëm rizgjimin e plotë të tij.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

(0)

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Dictionarium latino - epiroticum, Franciscus Blanchus

(0)

Ky botim anastatik, i pari në Shqipëri, ndërmerret me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Frangut t’Bardhë (1606 – 1643) në nderim të tij e në shërbim të besojmës se Shqipëria i ka rrënjët e saj të ngulura thellë në humusin greko – romak të qytetërimit perëndimor, dhe se kjo ngulitje ka shenjtuar fort gjithë diakroninë shpirtnore, kulturore dhe gjuhësore...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Fjalë për fjalë, Ardian Vehbiu

(0)

Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Çarli dhe ashensori i madh prej xhami, Roald Dahl

(0)

A keni kureshtje të dini si vijojnë aventurat plot humor e fantazi të Vili Vonkës e Çarlit të librit "Çarli dhe Fabrika e Çokollatave"? Të mësoni për Ashensorin e Madh prej Xhami që vozit në hapësirë më mirë se një anije kozmike, me "astronautët trima" Vili Vonka e Çarli Buket?

Çmimi 1 450 Lekë
More
Në gjendje