• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit John Steinbeck

I lindur në Salinas, Kaliforni, më 1902, JOHN STEINBECK u rrit në një luginë bujqësore pjellore rreth 25 milje nga Brigjet e Paqësorit - dhe si lugina ashtu edhe bregu i shërbyen si mjedis për disa nga veprat e tija më të mira letrare.

Më 1919 ai shkoi në Universitetin e Stenfordit ku me ndërprerje ai u regjistrua në kurse të letërsisë dhe të shkrimit deri sa iku më 1925 pa marrë një diplomë. Gjatë pesë viteve që pasuan ai e ushqeu veten si punëtor dhe gazetar në Nju Jork, pastaj si kujdestar në pronën e Liqenit Tahohe, ndërsa punoi gjatë të gjithë kësaj kohe për romanin e tij të parë Cup of Gold (1929).

Pasi u martua dhe u zhvendos në Pasifik Grove, ai publikoi dy romane kaliforniane The Pastures of Heaven (Kullotat e Parajsës) (1932) dhe To a God Unknown (Për një Zot të Panjohur) (1933), si dhe punoi për tregime të shkurtra më vonë të botuara në koleksionin The Long Valley (Lugina e Gjatë) (1938).

Suksesi popullor dhe siguria ekonomike erdhën vetëm me Tortilla Flat (Lagjja e Tortiljave) (1935), një roman mbi jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm në qytetin e Monterreit. (Lexo më shumë).

Një eksperimentues i ethshëm përgjatë të gjithë karrierës së tij, Steinbeck ndryshoi drejtim vazhdimisht. Tri novela të fuqishme të fundit të viteve '30 përqendrohen te klasa punëtore e Kalifornisë: In Dubious Battle (Në Betejë të Dyshimtë) (1936), Of Mice and Men (Për Minjtë dhe Njerëzit) (1937), dhe libri që konsiderohet nga shumë si kryevepra e tij The Grapes of Wrath (Vilet e Zemërimit) (1939).

Herët në vitet 1940, Steinbeck u bë një regjisor me filmin The Forgotten Village (Fshati i Harruar) (1941) si dhe një student serioz i biologjisë detare me Sea of Cortez (Deti Kortez). Ai ia përkushtoi shërbimet e tij luftës, duke shkruar Bombs Away (Bombat Larg) (1942) dhe dramën e shkurtër kontroverse The Moon Is Down (Hëna është rrëzuar) (1942). Veprat Cannery Row (Rruga e Konservave) (1954), Wayward Bus (Autobuzi kokëfortë) (1947), The Pearl (Perla) (1947), A Russian Journal (Një kronikë ruse) (1948), një dramë tjetër eksperimentale Burning Bright (Ndezur flakë) (1950), dhe The Log from the Sea of Cortez (Shënime nga Deti i Kortezit) (1951) i paraprinë publikimit të monumentales East of Eden (Në Lindje të Edenit) (1952), një sagë ambicioze e Luginës Salinas dhe historisë së familjes së tij.

Dekadat e fundit të jetës së tij ai i kaloi në Nju Jork dhe Sah Harbur me gruan e tij të tretë, me të cilën udhëtoi gjerë e gjatë. Libra të mëvonë përfshijën Sweet Thursday (E Enjte e ëmbël) (1954) The Short Rein of Pippin IV: A Fabrication (Sundimi i shkurtër i Pininit IV: Një trill) (1957), Once There Was a War (Dikur ndodhi një luftë) (1958), The Winter of Our Discontent (Dimri i Pakënaqësisë Sonë) (1961), Travels With Charley in Search of America (Udhëtime me Çarlin në Kërkim të Amerikës) (1962), America and Americans (Amerika dhe Amerikanët) (1966), dhe libri i botuar pas vdekjes Journal of a Novel: The East of Eden Letters (Kronika e një Romani: Letra nga Lindja e Edenit) (1969), Viva Zapata! (1975), The Acts of King Arthur and His Noble Knights (Heroizmat e Mbretit Artur dhe Kalorësve të tij fisnikë) (1976), dhe Working Days: The Journal of The Grapes of Wrath (Ditë Pune: Kronika e Vileve të Zemërimit) (1989).

Ai vdiq më 1968, pasi fitoi çmimin Nobel më 1962.

Filtrat aktiv

Referenca: SKU000444

Botuesi: Koha Ditore

Vilet e zemerimit, Xhon Stajnbek

Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave.

Çmimi 113,85 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Në lindje të Edenit, John Steinbeck

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001235

Botuesi: Kokona

Margaritari, John Steinbeck

Në qytet tregojnë historinë e margaritarit të madh, se si e gjetën dhe si e humbën pastaj. Tregojnë për Kinon, peshkatarin dhe për të shoqen, Huanën, dhe për foshnjën e tyre, Kojotiton. Kjo histori është ngulur në mendjen e secilit ngaqë është treguar shumë herë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Ideart

Njerëz dhe minj, John Steinbeck

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për...

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Lagjja Tortila Flet, Xhon Shtajnbek

Një nga romanet më të hershme të shkrimtarit amerikan John Steinbeck (shqipëruar (Shtajnbek), përshkruan jetën dhe aventurat e një grupi shokësh që jetonin në Monterrei, Kaliforni.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje