Lista e librave të autorit ose përkthyesit Ernest Hemingway

Ernest Hemingway (shqiptuar edhe Ernest Heminguej 1899-1961), është shkrimtar, gazetar dhe aventurier amerikan. Ai ka lindur në Oak Park, Ilinois dhe e ka nisur karrierën si gazetar në Qytetin Kansas në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare. Pasi Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Parë Botërore, ai iu bashkua një skuadre vullnetarësh të ndihmës mjekësore në Ushtrinë Italiane. Ai shërbeu në front dhe u plagos. Ai u dekorua nga Qeveria e Italisë dhe kaloi shumë kohë në spitale. Pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara, Hemingway u bë reporter për gazetat amerikane dhe kanadeze dhe u kthye shpejt në Europë për të raportuar mbi ngjarjet e mëdha të kohës.

Gjatë viteve 1920, Hemingway u bë shok me një grup amerikanësh që jetonin në Paris, të cilët i përshkroi në veprën e tij të parë të rëndësishme Dhe Dielli Lind (1926). Ai ishte po kaq i suksesshëm me romanin Lamtumirë Armë, (1929), përkthyer në shqip nga Vedat Kokona më 1961. Ky është një roman që flet për zhgënjimin nga lufta të një oficeri ambulance amerikane dhe mbi rolin e tij si dezertor.

Hemingway përdori eksperiencën e tij si reporter gjatë Luftës Civile në Spanjë si mjedis për romanin e tij më ambicioz, Për kë Bie Këmbana, publikuar më 1940 dhe sjellë në shqip nga Pavli Qesku. Mes veprave të tij të mëvona është edhe romani i shkurtër i jashtëzakonshëm Plaku dhe Deti (1952), historia e një peshkatari të moshuar dhe betejës së tij vetmitare me një peshk si dhe mbi fitoren dhe disfatën e tij.

Hemingway ishte vetë një sportist i madh dhe pëlqente të portretizonte ushtarët, gjuetarët, toreadorët, njerëz të fortë dhe me raste primitivë, të cilët kishin kurajë dhe ndershmëri përballë mjedisit brutal të shoqërisë moderne.

Proza e tij e drejtpërdrejtë dhe dialogu i kursyer janë veçanërisht efikase në tregimet e shkurtra, disa prej të cilave janë të përmbledhura në botimet Burra pa Gra. Hemingway vdiq në vitin 1961.

Filtrat aktiv

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.
5,21 
More

Referenca: SKU000714

Botuesi: Kokona

Lamtumirë armë, Ernest Heminguej

Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës.
7,29 
More

Botuesi: Vintage

The Old Man and the Sea, Ernest Hemingway

Set in the Gulf Stream off the coast of Havana, Hemingway's magnificent fable is the tale of an old man, a young boy and a giant fish. This story of heroic endeavour won Hemingway the Nobel Prize for Literature. It stands as a unique and timeless vision of the beauty and grief of man's challenge to the elements.
11,45 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...
10,41 
More

Botuesi: Redona

Plaku dhe deti, Ernest Heminguei

“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë.
3,12 
More

Botuesi: Vintage

Death in the afternoon, Ernest Hemingway

 Here he describes and explains the technical aspects of this dangerous ritual, and "the emotional and spiritual intensity and pure classic beauty that can be produced by a man, an animal, and a piece of scarlet serge draped on a stick.
9,11 
More