Lista e librave të botuesit Arka e Noes

Filtrat aktiv

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Liza në botën e çudinavet, Lewis Carroll

“Liza në botën e çudinavet”, një prej kryeveprave të letërsisë botërore, është një kremtim i përhershëm për botën e letrave, e sidomos kur renda një gjuhe rivjen në variante përkthimi të ndryshme. “Arka e Noes”, nëpërmjet këtij botimi, pati si qëllim t’i risjellë lexuesit variantin e parë, përkthimin e parë që i ka dhënë gjuha shqipe kësaj vepre – të...
800 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...
800 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Letër babait, Franz Kafka

Gjithçka është faji i babait: nëse kam shqetësime prej seksualitetit, nëse nuk arrij të martohem, nëse shkruaj, nëse nuk mund të shkruaj, nëse rri kokëulur në këtë botë, nëse kam qenë i detyruar të ndërtoj një botë tjetër, tërësisht shkretëtinore. Ndërkaq, kjo letër, është shumë e vonuar.
700 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Zemër qeni, Mihail Bulgakov

“Zemër qeni” u shkrua në vitin 1925 dhe mbeti i pabotuar për dekada pasi u sekuestrua nga policia secrete sovjetike dhe u gjet në arkivet e KGB-së pas ndarjes nga jeta të Bulgakovit.
800 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Standardi i Bitcoin-it, Saifedean Ammous

Në vend që ta trajtojë Bitcoin-in si një monedhë për kriminelët ose si një rrjet të lirë pagese, ky libër flet për të si një alternative e decentralizuar tregut të lirë dhe paanshmërinë politike përkundrejt alternativës aktuale të bankave qendrore, të cilat sjellin implikime potencialisht të mëdha ndaj lirisë dhe mirëqënies. Për cilindo që po kërkon një...
2 400 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Një lojëndërr, August Strindberg

Është gati të hedhë në lojë një ëndërr. Ajo që ndodhi mandej dihet. Shfaqja e “Një lojëndërr” në skenën e Teatrit të Stokholmit, me Harriet Bosse-n në rolin kryesor, do të hapte një terren të ri në artet interpretuese dhe do të parashikonte teatrin ekspresionist të shekullit të 20-të.
600 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Aventurat e Zozos, Diana Çuli

Zozo, një djalë çapkën e trimosh, është personazhi që del nga Ipadi dhe shëtit të gjithë botën duke u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve që gjenden në ndonjë situatë të vështirë. 
600 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Dublineska, Enrique Vila-Matas

“Dublineska” është një roman universal mbi përballjen midis librit dhe teknologjisë nëpërmjet peizazhit të Dublinit të Xhojsit dhe Beketit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Gjithçka që ke, Enkelejd Lamaj

Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Aventurat e Zhuzhusë, Diana Çuli

Zhuzhuja do të jetë personazhi i ri i librit, dhe dy motrat, Bora dhe Zana, jo vetëm do të njihen dhe befasohen me aftësitë e saj, por gjithashtu do të na befasojë edhe ne me misionin e sa të rrezikshëm që do të ndërmarrë për të shpëtuar zanat dhe princët, të cilët jetojnë në ujërat e burimeve të lashta shqiptare, nga duart e një mbreti të lig.
600 Lekë
More