• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Viktor Hygo

Victor Hugo, (shqiptimi Viktor Hygo) është një shkrimtar francez i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Lindi më 26 shkurt 1802 në Besanso, Francë, vdiq më 22 maj 1885 në Paris. Ai konsiderohet si shkrimtari më i rëndësishëm i periudhës romantike. Megjithëse në Francë konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të vendit, ai njihet më shumë nëpër botë për romanet e tij si Notre-Dame de Paris(1831) dhe Les Misérables (1862), Të mjerët.

Filtrat aktiv

Referenca: SKU002073

Botuesi: Te tjere

Katedralja e Parisit, Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Njeriu që qesh, vol. 1+2, Viktor Hygo

Në natën e 29 janarit 1690, një fëmijë dhjetëvjeçar braktiset pasi burrat që e kishin mbajtur që nga lindja. Fëmija është këmbëzbathur dhe duke vdekur urie në mes të një stuhie dëbore ndërsa mbërrin te një trekëmbësh që mban kufomën e një krimineli të varur. Poshtë trekëmbëshit, një grua rreckamane ka ngrirë nga i ftohti. Fëmija tenton të vijojë më tutje...

Çmimi 22,20 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Katedralja Shën Mëria e Parisit, Victor Hugo

Ai dallon shumë Mesjetë: te Revolucioni Frëng, te shkaqet që e prodhuan atë; tek arbitrariteti dhe despotizmi i pakufi, tek infleksibiliteti i organizmave që ishin krijuar historikisht për të mbajtur ekuilibra e balanca. A nuk na duken skena të Revolucionit ato, kur lypsarët sulmojnë katedralen për të shpëtuar Esmeraldën.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Dita e fundit e një te dënuari, Viktor Hygo

I indinjuar nga gijotina dhe mënyra sesi i trajton shoqëria të dënuarit, Hygo vendosi ta denoncojë këtë absurditet përmes romanit të tij: kushtet e mjerueshme të jetesës së të burgosurve, trajtimin çnjerëzor të të dënuarve, duke përshkruar vuajtjet e tyre morale dhe fizike. 

Çmimi 2,44 
More
Në gjendje