Lista e librave të autorit ose përkthyesit J.M.G. Le Clézio

Jean-Marie Gustave Le Clézio, i njohur si J.M.G. Le Clézio është shkrimtar që ka lindur në Francë më 1940, jetoi në Nigeri për një kohë të shkurtër, kur ishte fëmijë dhe ka dhënë mësim në universitete në Tailandë, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Ai është një udhëtar i përhershëm dhe i palodhshëm.

Me romanin e tij të parë, “Procesverbali”, të cilin e shkroi kur ishte tepër i ri, ai fitoi menjëherë çmimin “Ranaudot”. Përfaqësuesit ideal të një vizioni harmonik të botës janë për Le Clézio-n indianët e Amerikës, për të cilët ai ka shkruar “Ëndrra amerikane” (1988). Një tjetër vepër e rëndësishme e shkrimtarit francez është edhe “Ekstazë dhe materie” (1967), përmbledhja e tregimeve “Mondo et autres histoires”, tregimi biografik “Diego e Frida” (1993, kushtuar Frida Kahlos dhe Diego Rivera-s), romanet e shumtë mes të cilëve “Shkretëtirë: (1980), “Onitsha” (1991), “Ylli gabon” (1992), “Dy jetët e Lailas” (1999), romani autobiografik “Révolutions” (2003) dhe “Afrikani” (2004).

Filtrat aktiv

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.
6,66 
More

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.
7,77 
More

Botuesi: Albas

Balabiluja, J.M.G. Le Clezio

“A jua kam treguar historinë e Balabilusë?” – pyeti Namani, peshkatari i vjetër Lalën dhe fëmijët e tjerë. Ata tundën kokën në shenjë mohimi. Këtu fillon historia e mrekullueshme e një mbreti të madh, që kishte një vajzë shumë të bukur, që e quanin Lejla.
4,66 
More

Botuesi: Albas

Udhëtim në botën e pemëve, J.M.G. Le Clezio

A e di ti se pemët flasin, lëvizin dhe shohin? Nëse i vështrojmë me kujdes, do të zbulojmë se ato janë si ne. Djali i vogël do t’i zbusë ato dalëngadalë dhe, falë imagjinatës, ai do të ndërmarrë një udhëtim të mrekullueshëm, ku do të zbulojë sekretet e tyre.
3,89 
More

Botuesi: Toena

Refreni i urisë, J.M.G Le Clezio

Megjithëse në njërën prej pjesëve kryesore përshkruhet me një realizëm tronditës skena e denatyrimit dhe asgjësimit të njeriut nga uria, i gjithë romani, çuditërisht, shëmbëllen me një akuarel madhështor dhe prekës, plot nuanca dhe ndërthurje kuantesh ndjesore.
6,66 
More