• Banner

Lista e librave të botuesit Albas

Filtrat aktiv

Botuesi: Albas

Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma

Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Si katër çiliminj u bënë biznesmenë, Bedri Dedja

Shkrimtari aq i dashur për fëmijë, Bedri Dedja, do të na çojë përsëri në Sdikuisht, në kryeqytetin e përrallave të tij, kësaj here për të na njohur me të fshehtat e biznesit, me sekretet e qyteteve Gëzimburg dhe Skarcomania, me magjistaren Inteligjenca Artificiale, me autostradat dhe semaforët kozmikë...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje