• Banner

Lista e librave të botuesit Albas

Filtrat aktiv

Botuesi: Albas

Gurnecka, Dhimitër Shuteriqi

Në këtë libër me tregime të zgjedhura, Dhimitër Shuteriqi rrëfen me nostalgji për vitet e paharruara të fëmijërisë së tij: udhëtimin e parë me karvan, më pas me automobil, lojërat me shokët, ditët e kaluara duke u kredhur në ujërat e liqenit të Pogradecit duke peshkuar gurnecka "gjigante".

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Histori e Skënderbeut, Naim Frashëri

Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh. Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Historia e mesjetës së hershme europiane, Ermal Baze

Teksti mësimor i nivelit universitar, të cilin kemi nderin t`u paraqesim studentëve të historisë, është fryt i hulumtimeve disavjeçare, të kryera për një epokë të rëndësishme të historisë së përgjithshme, në njërën prej periudhave më të ndërlikuara historisë së Europës, sikurse është Mesjeta e hershme europiane, në harkun kohor midis viteve 500-1000.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Humnera, Darko Tusevljakovic

Romani “Humnera” është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

I fundmi i Kastriotëve, Bedri Dedja

Në vitin 1481, pasi u rrit e u bë burrë, Gjon Kastrioti vendosi të kthehej në Krujë për të organizuar një kryengritje, me dëshirën për të vazhduar bëmat e atit të tij, Skënderbeut të lavdishëm.Si do të vijojnë përpjekjet e tij për ta çliruar Shqipërinë nga zgjedha turke, në rrethanat e reja që janë krijuar në vend, pesëmbëdhjetë vite pas vdekjes së të atit?

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje