Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Vaso Pasha

Figurë politike, poet, shkrimtar dhe patriot. Ai luajti një rol kyç në kulturën e Rilindjes Kombëtare në shekullin e 19. Lindur në Shkodër, ai kaloi vitet e revolucioneve 1848-49 në Itali dhe publikoi një kronikë të eksperiencës së tij atje në gjuhën italiane. La mia prigionia, episodio storico dell’assedio di Venezia (Burgosja Ime, Episod Historik nga Rrethimi i Venecies; Stamboll, 1950).

Në Stamboll, pas një periudhe varfërie dhe vështirësish, ai mori një post në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe u dërgua në ambasadën e Perandorisë Osmane në Londër. Ai më pas shërbeu në administratën osmane në poste të ndryshme.

Më 1863, falë njohurive të tij për serbokroatishten, u emërua të shërbejë si sekretar dhe përkthyer i Ahmed Xhavid Pashës, një shtetar dhe historian osman, i cili ishte nisur në një mision faktmbledhës në Bosnjë dhe Hercegovinë, mision që zgjati 20 muaj. Vaso Pasha shkroi një libër mbi këtë mision.

Rreth vitit 1867 ai u gjend në Alepo të Sirisë. Pavarësisht ofiqeve që pati në Perandorinë Osmane, ai nuk e harroi kurrë vendlindjen. Më 1877 ai u bë anëtar themelues i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të drejtave të Popullit Shqiptar në Stamboll.

Ai ndihmoi në organizimin e Lidhjes së Prizrenit më 1878. Ka shumë arsye të besohet se ai ishte autori i "Memorandumit për Autonominë Shqiptare" dokument që u dorëzua në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Stamboll.

Ai mbështeti krijijmin e një alfabeti latin për gjuhën shqipe dhe ishte anëtar i Shoqërisë së Publikimit të Shkrimeve Shqip. Ai mori titullin pasha më 1883 dhe u bë guvernator i përgjithshëm i Libanit. Ai kaloi viitet e fundit të jetës në Beirut ku edhe vdiq.

Poezitë e tij në shqip janë të famshme në veçanti për frymën laike, të cilat frymëzuan edhe vetë karakterin e shtetit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë. “O moj Shqypni” është ndoshta poezia më e famshme shqiptare.

Filtrat aktiv