• Banner

Gegnisht
libra nga letersia gegnisht

Gegnisht

Përzgjedhje me libra nga letërsia jonë gegnisht.

Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar. Ky libër është jashtë botimit, por vepra e At...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001596

Botuesi: Te tjere

Princi i vogël (1 book + 2 CD audio), Antoine De Saint-Exupery

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Andrra e Pretashit, Anton Harapi

Po mbushen 15 vjet qëse n'atdhe po shkrimbet në gjak çdo shkundi lirijet. Apostujt e pendës u zhdukën dalë – kadalë prej dekës së shpejtuese a prej plumbit vëllavras. Shkrimtarët tjerë, qi pështuen si i mbytuni, të cilin rastësisht e qet vala m'anesh e qi sot bajnë hije, të strukun, në tokë të Parëvet, vuejnë robin fizike e morale nën çekanin e kuq e...

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Reklama

Lahuta e Malsisë, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001547

Botuesi: UEGEN

Lahuta e Malësisë, varianti i plotë, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar