Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe

'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.

Filtrat aktiv

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Misioni i intelektualit, Johann Gottlieb Fichte

Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon...
500 Lekë
More

Referenca: 2243

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Nga diktatura në demokraci, Gene Sharp

Libri "Nga diktatura në demokraci" u botua fillimisht në Bangkok në vitin 1993 nga Komiteti për Rivendosjen e Demokracisë në Burma në bashkëpunim me Khit Pyaing (Gazeta e Epokës së Re). Librit i janë atribuar suksesi i shumë revolucioneve pa dhunë në katër anët e botës, nga Indonezia në Serbi apo në vendet e botës arabe.
500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Aliu në makth, Erjus Mezini

Drama "Aliu në makth" zë fill në një çast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha.
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kundër shantazhit të dyfishtë, Slavoj Zizek

Në këto ese, autori trajton valët e mëdha të migrimit drejt perëndimit, duke hetuar shkaqet dhe problemet që kanë shoqëruar këto lëvizje të mëdha, si dhe duke ofruar disa propozime për zgjidhjen e pasojave të tyre. Žižek ndalet edhe në çështje si dhuna, rendi neoliberal, feja, etj., dhe shqyrton rolin e tyre në krizën bashkëkohore të refugjatëve.
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Armiku i popullit pa emër, Idlir Azizaj

Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa identitet zyrtar, pa mundur të lëvizë, i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man's land mes dy vendeve.
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori eskatologjike, Arben Dedja

Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Stina e hijeve, Virion Graçi

Sa të dalë dielli bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme.
600 Lekë
More