• Banner

Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe

'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.

Filtrat aktiv

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Jeto gjatë, Peter Attia, Bill Gifford

Libri Jeto gjatë e transformoi plotësisht qasjen time ndaj plakjes. Peter Attia është ndër njerëzit më të shkëlqyer që kam takuar ndonjëherë, dhe në këtë libër ai ia ka dalë me sukses t’i përmbledhë të gjitha njohuritë e tij. Ky mund të jetë një nga librat më të rëndësishëm që ke për të lexuar ndonjëherë në jetë.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Rrëfimet, Jean Jacques Rouseau

Nuk kam heshtur për asnjë gjë të keqe, nuk kam shtuar asgje të mire dhe nëse më ka ndodhur të përdor ndonjë zbukurim që nuk ngre shume peshë, këtë e kam bërë vetëm për të mbushur një zbrazëti të rastit, të shkaktuar nga harresa; mund ta kem quajtur të vërtetë atë që e dija se ishte e tillë, asnjëherë atë që e dija se ishte e rreme.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kujtime të përtejvarrit, vëllimi i parë, Francois-Rene de Chateaubriand, vol. 1

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do të vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, më mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth një vepre të destinuar për t’i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i dëshiron e...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Etika, Benedict de Spinoza

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje