Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Je duke parë 61 - 72 nga 119 artikull(j)
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Lefort ka qenë një ndër zërat më origjinalë në fushën e filozofisë politike të shek. XX, si dhe ndër aktivistët më të spikatur në lëvizjet shoqërore të pasluftës në Francë. Ai studioi filozofi në Sorbonë, ku edhe dha mësim, dhe është ndër teoricienët më të rëndësishëm të konceptit të "totalitarizmit" në shkencat politike bashkëkohore.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Një histori e errët dhe e fuqishme, e cila zhvillohet në një Buenos Aires klaustrofobik, që parathotë shumëçka për ngjarjet e trazuara politike që do përjetonte pak vite më vonë ky qytet.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme...
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Në këtë tekst, të përbërë nga leksione të mbajtura në Universitetin e Edinburgut, James analizon përjetimet individuale me natyrë fetare, duke u përqendruar te psikologjia e këtyre përjetimeve dhe duke lënë mënjanë teologjinë dhe aspekte të tjera të fesë si fenomen i organizuar shoqëror.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Në këto ese, autori trajton valët e mëdha të migrimit drejt perëndimit, duke hetuar shkaqet dhe problemet që kanë shoqëruar këto lëvizje të mëdha, si dhe duke ofruar disa propozime për zgjidhjen e pasojave të tyre. Žižek ndalet edhe në çështje si dhuna, rendi neoliberal, feja, etj., dhe shqyrton rolin e tyre në krizën bashkëkohore të refugjatëve.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
ArkilokuO Arkilok, përherë do të të përzënënga qyteti; prore do të jesh i tepërtnë mesin e tyredhe të ngjashmëve të tyre,kudo mbi faqen e dheut.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Martin Santome, 49-vjeçar i ve, babai i tre fëmijëve të rritur, është në prag të pensionit kur bie në dashuri me Laura Aveljanedën, kolege 24-vjeçare. Më në fund, pas një jete të mundimshme, duket sikur gjërat nisin të marrin rrugë të mbarë për Santomenë, i cili sheh mundësinë e një lumturie të vonuar.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Sakralizimi i politikës, shkruan Gentile, ndodh sa herë që një entitet politik – kombi, demokracia, shteti, raca, klasa, partia, lëvizja – shndërrohet në entitet sakral, në një objekt kulti e adhurimi, dhe vendoset në qendër të një sistemi besimesh, simbolesh e ritesh.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.