• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Khaled Hosseini

Khaled Hosseini ka lindur në Kabul, Afganistan më 1965. Më 1970, Hosseini dhe familja e tij u zhvendos në Iran ku i ati punoi për Ambasadën e Afganistanit në Teheran. Më 1973 familja Hosseini u kthye në kabul dhe vëllai më i vogël i Khaledit lindi në korrik të atij viti.

Më 1967, kur Hosseini ishte 11 vjeç, i ati fitoi një punë në Paris, Francë dhe u zhvendos atje. Ata nuk patën mundësi të ktheheshin në Afganistan për shkak të Revolucionit Saur, në të cilin partia komuniste mori pushtetin përmes një grushti shteti të përgjakshëm më 1978. Më 1980, pas pushtimit sovjetik të Afganistanit, familja kërkoi strehim politik në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në San Hose të Kalifornisë.

Hosseini kreu shkollën e mesme të San Hose më 1984 dhe u regjistrua në Universitetin Santa Clara ku mori diplomë në biologji më 1988. Një vit më vonë ai hyri në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ku u diplomua si mjek më 1993. Ai ushtroi profesionin e mjekut për dhjetë vjet, deri një vit e gjysmë pas publikimit të librit Gjuetari i Balonave.

Ai ka ardhur në gjuhën shqipe edhe përmes librave Një mijë diej vezullues, Dhe malet oshëtinë dhe Lutje detit.

Hosseini shërben aktualisht si i Dërguar i Vullnetit të Mirë për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Ai ka punuar për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin që nga viti 2007. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut me bashkëshorten e tij Roya dhe dy fëmijët e tyre, (Haris dhe Farah).

Filtrat aktiv

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje