Filtrat aktiv

Referenca: 2488

Botuesi: Onufri

Shtrëngata, Uiliam Shekspir

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000792

Botuesi: Onufri

Stinë e mërzitshme në Olymp, Ismail Kadare

Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe "çështja Promethe", para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë. Tashmë i liruar nga prangat, ai merr pjesë në një shpërthim nuklear dhe aty e kupton se ç'ka bërë qenia njeri...
500 Lekë
More

Referenca: 2495

Botuesi: Onufri

Tregtari i Venedikut, Uiliam Shekspir

Megjithëse Tregtari i Venedikut ofron disa kënaqësi tradicionale të komedisë romantike, ajo shfaq gjithashtu rrjedhojat e paragjykimit. Kështu, Shekspiri mbetet bashkëkohësi ynë.
500 Lekë
More